Sport

Euro 2020/ Spanja nuk di të fitojë, Polonia i merr 1 pikë shprese! Moreno dhe Morata nuk dinë të shënojnë

19 Qershor 2021, 22:59| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 08:24

  • Share

Spanja aktuale duket shumë larg Spanjës së viteve të arta që ishte një dakadë më parë. ‘La Roha’ nuk e ka gjetur fitoren as në ndeshjen e dytë në grupin E të Europianit pasi ka barazuar 1-1 me Poloninë, që vinte në këtë sfidë pas humbjes me Sllovakinë.

Ndeshja në Sevilje u zhbllokua në minutën e 25 nga Alvaro Morata, i cili bëri sulmuesin tipik në zonë. Nga ky moment, Polonia që nuk kishte asgjë për të humbur rriti ritmin dhe në minutën e 54 gjeti baraspeshën me Robert Leëandoëskin.

Goli shokoi të besuarit e Enrique-s, të cilët menjëherë u hodhën në sulm dhe fituan një 11 metërsh, që fillimisht u gabua nga Moreno, ndërsa më pas në tentativën e dytë edhe Morata.

Deri në vërshëllimën e trefishtë rezultati mbeti i pandryshuar dhe për pasojë Spanja zbriti në vendin e tretë me dy pikë, 1 më pak se Sllovakia e vendit të dytë dhe 2 më pak se Suedia kryesuese. Ndërkohë Polonia renditet e fundit me vetëm 1 pikë, ndërsa përsa i përket kombëtareve të kualifikuara gjithçka do zgjidhet në ndeshjet e fundit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?