'Euro 2020' Spanja spektakolare, fitojnë edhe Polonia e Ukraina

11 Qershor 2019, 10:18| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 10:29

  • Share

Në grupin F, Spanja ka qenë spektakolare pasi ka mposhtur në “Santiago Bernabeu”  3-0 Suedinë duke kryesuar me pikë të plota grupin F. 12 pikë pas 4 ndeshjesh  kanë “furitë e kuqe” që shohin Europianin edhe më pranë. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë nga Ramos e Morata me penallti dhe Oyarzabal. Rumania dhe Norvegjia po ashtu fituan ndeshjet e djeshme.

Pas 4 ndeshjeve të para me pikë të plota është edhe Polonia në grupin G. Dje polakët mposhtën Izraelin 4-0 me golat e Piatek, Leëandoëski, Grosicki dhe Kadzior. Po në grupin G Sllovenia mposhti Letoninë dhe Austria mundi 4-1 Maqedoninë e Veriut.

Ukraina kryeson grupin B me 10 pikë dhe dje mposhti 1-0 Luksemburgun ndërsa Serbia u rikthye tek fitorja duke mposhtur me 4-1 Lituaninë./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skender: 11/06/2019 14:53

    More Andi…, spektakulare ishte Kosova, dhe ti nuk thua asnje fjale.Bravo te qofte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?