Kombëtarja italiane

Euro 2024/ Sot Kroaci - Itali, 24 qershori datë e pafat për kombëtaren italiane! Janë eliminuar dy herë nga Botërori

24 Qershor, 19:22| Përditesimi: 24 Qershor, 19:27

  • Share

Sot në 21:00 luhet Kroaci - Itali, sfida e dytë pas Shqipëri - Spanjë për Grupin B të Euro 2024. Të katërta kombëtaret janë në lojë për ta kaluar në fazën me eliminim direkt, teksa të kaltrit e Spallettit kanë një statistikë në disfavor.

24 qershori është një datë e pafat për kombëtaren italiane.Dhe kjo për faktin se në dy rastet kur ajo është eleminuar nga kompeticionet e mëdha futbollistike ka qenë pikërisht kjo datë, 24 qershori.

Në vitin 2010, Kupa e Botës luajtur në Afrikën e Jugut dhe në 2014-ën, Kupën e Botës e luajtur në Brazil, në të dy rastet, më 24 qershor, Italia ka pësuar disfatën. Në 2010 dështuan ndaj Sllovakisë, duke u mundur 3-2, ndërsa në 2014-ën ndaj Uruguait, i cili fitoi 1-0.

Sot është 24 qershori i 3-të që mund të qëllojë fatal për kombëtaren e Italisë, ndërsa luajnë përballë një Kroacie që do të synojë fitoren, për të synuar vendin e 2-të në grup që do i kalonte automaktikisht në 1/16 e Euro 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?