Foto ilustruese

Euro nuk ngre ‘kokë’, zbret pranë kufirit të 106 lekëve! Me sa këmbehen valutat e tjera

21 Shtator 2023, 16:32| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 16:41

  • Share

Monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët për këtë muaj në kursin e këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane sot u këmbye me 106.23 lekë, ndërsa një ditë më parë me 106.31 lekë.

Edhe valutat e tjera kanë pasur një trend në rënie.

Paundi Britanik zbriti në 122.54 lekë, kurse franga zvicerane zbriti në 110.06 lekë, të dyja në nivelin më të ulët në një muaj.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?