Qeveria e konsideron histori suksesi emetimin e 5 të eurobondit në tregjet ndërkombëtare në vlerën e 650 milionë eurove. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka sqaruar se për herë të parë Shqipëria ka marrë një eurobond me afat shlyerje 10 vjeçar.
"Shqipëria ka dalë për herë të 5 në tregjet ndërkombëtare, ky operacion u mbyll me sukses dje. Eurobondi u emetua me vlerën 650 mln euro dhe afat maturimi 10 vjeçar. Kuponi i eurobondit ishte 3.5% ndërsa norma e interesit afatgjatë ishte 3.75%. Krahasuar me dy Eurobondet e fundit, ky pati një kupon që është në një vlerë të barabartë me 2020, por këtë radhë ka një veçanti, zgjatja e maturimit është 3 vite më larë, maturimi më i lartë që Shqipëria ka marrë në emetimin e titujve ndërkombëtare", tha ministrja.
Ministrja tha se ishin 114 investitor të huaj që ofruan rreth 63% më shuma se vlera e borxhit që u mor, ndërsa theksoi dhe një herë se eurobondi do të përdoret për sektorin e shëndetësisë, arsimit, bujqësisë si dhe për projektet e mëdha infrastrukturore.
"Na jep likuiditet të nevojshëm për financimin e nevojave për vitin 2022. Eurobondi do të shkojë për të financuar nevojat e buxhetit për këtë vit dhe vitin 2022. Do të përdoret për mbështetje buxhetore që lidhet me projekte madhore që qeveria ka, projekte të mëdha infrastrukturore, lidhet me nevojat për mbështetje të sektorëve kryesorë, shëndetësia, arsimi, bujqësia, pra për reformat madhore që qeveria ka", thekson Ministrja.
Për të shpjeguar efektivitetin e borxheve të marra nga socialistët, Ibrahimaj foli për rritjen e investimeve.
“Vlera e investimeve për çdo 100 lekë borxh është dyfishuar në krahasim me periudhën 2005-2013. Në vitin 2019 për çdo 100 lekë borxh të marrë, përkthimi në investim ka qenë 890 lekë”, tha Ibrahimaj. Marrja e eurobondit do të rris borxhin publik në vend në 80.2%, por e sigurt Ibrahimaj tha që prej vitit 2022 do të nis reduktimi i tij.
Ky lajm i bondeve dhe ai i vendosjes komplet abuzive te Beqaj ne krye te "fondeve" jane lajmi me i keq i dites dhe qe deshmin se Rama po kalon ne fazen me agresive te keqperdorimit te pasurise dhe prones publiko-private. E pabesueshme!
Përgjigju