Eurostat: Paga minimale në 2020 më e ulta në rajon! Vitin e kaluar paga minimale ishte 210 €

5 Shkurt 2021, 22:16| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 22:26

  • Share

Paga minimale deri në fund të vitit 2020, në vlerën e 26 mijë lekëve, sipas Eurostat, ka qenë më e ulta në rajon. Sipas një raporti të publikuar së fundmi Eurostat ka marrë në studim pagat minimale në vendet e BE-së, por edhe ato kandidate. Në fund të tremujorit të dytë paga minimale në Shqipëri është vlerësuar 210 euro, duke u renditur e fundit nga vendet fqinje.

Vendi me pagën më të lartë minimale në vitin e shkuar ishte Serbia me 344 euro, e ndjekur nga Mali i  Zi me 331 euro, dhe Bullgaria me 311 euro. Ndërsa për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka të dhëna për 2020, por në vitin 2018 në Maqedoni paga minimale ishte 288 euro. Por me ndryshimet e hyra në fuqi në 1 janar të këtij viti, paga minimale në shkallë vendi u rrit, duke shkuar në 30 mijë lekë ose 243 euro, përsëri në nivel të ulët.

Pagat më të ulta në vend janë kryesisht në sektorin e fasonerisë dhe të bujqësisë, ku janë punësuar shumë persona dhe nuk kërkohen kualifikime.

Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020, rritje ka pësuar paga mesatare mujore bruto me 1.8%, duke arritur në 52.815 lekë ose 427.82 euro.

Në këtë raport konfirmohej edhe një herë hendeku me pagat, ku në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, ishin 93,6 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim ishin 36,6 %  më e ulta.

PAGA MINIMALE/ EUROSTAT

Serbia              344 euro

Mali i zi            331 euro

Bullgaria          311 euro

Shqipëri           210 euro

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?