Tryeza e reformës zgjedhore

Eva dhe Adami vdiq, gjarpri JO!

31 Maj 2020, 11:11| Përditesimi: 31 Maj 2020, 11:13

  • Share

Tradhti e lartë ndaj Atdheut është kur përfaqësuesit e një populli nuk përfaqësojnë dhe nuk mbrojnë më interesat e këtij populli që i ka mandatuar për të bërë këtë gjë, por pabesisht e tradhtojnë dhe mbrojnë interesat e tyre të vogla dhe të liga.

Populli i jep pushtetin e tij klasës politike që ta udheheqë dhe të këshillohet me të për cdo gjë, kur kjo nuk ndodh dhe besimi thyhet kjo klasë politike duhet të rresht së ekzistuari.

Populli është një djep, plot fëmijë të tjerë të denjë për ta bërë këtë gjë, në shekuj ka qenë i tillë.

Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore kurrsesi s'mund të gjenin zbatim dhe nuk mund të funksiononin në një Shqipëri me këtë klasë politike në pushtet.

Të dyja u konceptuan në një mënyrë të tillë, që përherë të ishin gjysmake dhe peng i kësaj klase politike të kalbëzuar nga e liga.

Dështimi i këtyre dy Reformave Ju garanton këtyre qenieve jo politike (pasi politika në konceptin e saj të ndershëm është tjetër gjë), imunitet “ligjor” dhe imunitet “politik” të vazhdueshëm.

Reformën në Drejtësi e konceptuan në mënyrën më djallëzore dhe kriminale të mundshme, Gjyqtarët dhe Prokurorët super të korruptuar, pavarësisht se mund të shkarkoheshin, nuk do ju hynte asnjë gjëmbë në këmbë, as nuk do ju konfiskohej prona dhe aq më pak të arrestoheshin ose procedoheshin për krimet kundër njerëzimit që kishin kryer në vite e vite me rradhë, duke torturuar dhe poshtëruar një popull të tërë me vendimet e tyre të korruptuara deri në palcë.

Përkundrazi këta Gjyqtarë dhe Prokurorë të shkarkuar, super miliarderë, ripërsëris miliarderë, tashmë kanë bashkuar financat, fuqitë dhe intrigat dhe bashkë më segmentë po kriminalë të politikës po godasin egërsisht Reformën në Drejtësi, askush nuk ndjehet dhe askush nuk i plas në burg këta kriminelë të pandëshkuar. Reforma në Drejtësi tashmë në rast se nuk ka një kundërpërgjigje të egër ndëshkuese, të vetmen gjë të sigurtë do të ketë dështimin dhe kaosin total të vlerave por edhe të shtetit.

Reforma Zgjedhore, ndërkohë është një tjetër tregues i kalbëzimit ekstrem dhe pa kthim mbrapa i kësaj klase politike. Ata janë shkëputur në atë stad nga populli qe do të duhej të përfaqësonin sa tashmë nga pema e lartë ku kanë hypur ju duket vetëm prapanica e lakuriqtë.

Tashmë ata mendojnë që janë aq të domosdoshëm dhe aq të zgjut, sa shqiptarët nuk bëjnë dot pa ta, lodrat e tyre djallëzore vërtiten vetëm në ujin dhe pazaret e tyre të shëmtuara me tematikë “mi vodhe apo s’mi vodhe votat”, ndërkohë nuk duan të kuptojnë që shqiptarët tani e njohin mekanizimin që gjeneron këto vota i cili është totalisht i mbrapshtë dhe i ligë dhe tërësisht antishqiptar, me vepra dhe jo me fjalë.

3 kolonat bazë që janë, ndryshimi i detajuar i sistemit, ligji per referendumet dhe ligji për partitë politike ata as nuk i llogarisin ti kenë prioritare, dhe ndoshta këtu nuk shtiren, ndaj dhe ne nuk duhet të zhgënjehemi, kush është ai kandidat për tu varur që i heq stolin vetes ?! 

Impenjimi i tyre gjoja për përcaktimin e kutotave gjinore, është poshtërues për cdo femër shqiptare. Një grusht burrecash që injorojnë faktin që fiks gjysma e popullsisë përbëhet nga gratë, marrin guximin dhe caktojnë kuota gjinore si një lëmoshë zengjinësh që me neveri shohin lypsin e trotuarit, kujtojnë se janë superior ndaj grave, superior në shekuj. Personalisht jam absolutisht kundër cdo kuote, le ti dalë tymi dhe flaka maskilizmit cinik të politikanëve shqiptarë. Le mos shkoj asnjë kukull Barbi në Parlamentin e tyre të Listave të mbyllura dhe pazareve të hapura, le të shqyhen dhe përlyhen me njëri tjetrin pa patur nevojë për grat të tipit “jastëk zbukurimi” që me prezencën e tyre dëmtojnë mbarë cështjen e gruas në Shqipëri. 

Reforma Zgjedhore, as nuk u depolitizua, dhe as nuk shkoi drejt shqiptarve, ajo në Drejtësi po ashtu.

Kjo pasi sic thotë ajo shprehja “Eva dhe Adami vdiq, Gjarpri JO”.

Ndoshta më mirë kështu, më mirë që kjo klasë politike në paketë po cakit fundin, më mirë sidomos për ne, për ne shqiptarët, që nuk jemi ata.. dhe ata nuk janë ne.

Shqipëria e ka djepin plot, përherë e ka patur…

Komento

Komente

  • Konjak: 31/05/2020 17:31

    Me mire djepi bosh se shejtsni ne te !. Zonje Gjikondi , djepet tek ne kane qene , perhere plot , por rendesi ka se c'del se fundi, prej tij . Kemi digjuar dhe digjojme shpesh se , nga djepet shqiptare kan dal burra dhe gra te shquar , kane bere emer neper bote , qysh nga Pape e Perandore , Vezir e e intelektuale te shquar , artist e profesionist te digjuar . Po atehere , c'eshte kjo gjeme ! Pse asnje per vendin e tij ?!.A mos duhet pare diku ngjekt , per te gjetur celesin e se keqes . A mos ne , pasi e nxjerrim femijen prej djepi , e mbushim me informacione instiktive , per te bere nje jete prej bishe . Thuhet se njeriu lind i pa persosur , merr forme gjat jetes ,ben gabime dhe faje , por duhet te jete i pregatitur , te kuptoje e reflektoje , te flak- vesin -, e te mundohet , me, mencurine , shpirtin e dashurine , te fitoje - vyrtytin -, aq te domosdoshem per te qene i madherishem , per vete dhe per te tjeret . Gjithmon kam besuar se , edhe gjenetika , ka rendesi te vecant tek ndertimi i gjallesave . Varet se si jane te vendosura acidet nukleike dhe proteinat ne makromolokula . A mos duhen kerkuar deshtimet , tek fakti , se si i pregatitim- vet ne- brezin e ri ,--virtuoze apo barbare--, per ta hedhur ne jete . Diku ne nje shtet evropian , kam punuar , me nje shqipetar, ne nje tip tregu ; shpeshher , gjat punes me thoshte , shpejt-shpejt , rrembeje se ta rrembeu !. Pra ky zoteri kishte shpirtin e mosbesimit , dhe kenaqesine per tia rrembier gjene tjeterit .

    Përgjigju
  • Rrofte: 31/05/2020 17:25

    Nard Noka figura me shqyer e popullit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?