Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Bota

Evropa epiqendra e COVID-19, Gjermania dhe Austria masa për të pavaksinuarit, Macron: Pandemia në Francë nën kontroll, nuk veprojmë njësoj

19 Nëntor 2021, 10:16| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 10:35

  • Share

FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca nuk do të ndjek ‘trendin” e vendeve evropiane për vendosjen në izolim të personave të pavaksinuar, pasi ka arritur të frenojë dhe mbajë nën kontroll pandeminë e COVID-19.

“Vendet që kanë futu në izolim sërish të pavaksinuarit, janë ato në të cilat janë shtuar ndërtimet, ndaj ky hap nuk është i nevojshëm në Francë”, tha ai.

Pasaporta e vaksinimit, ose testi COVID është tashmë një kush për të hyrë në kafe, restorante dhe bare në vend, gjithashtu disatancimi social zbatohet edhe në trena, autobusa si dhe vende me shumë njerëz.

Evropa është kthyer sërish në epiqendrën e pandemisë, duke bërë që shumë vende si Gjermanis dhe Austria, të rimarrin masa shtrënguese në prag festash, për të shmangur një shpërthim të mundshëm të infektimeve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e djeshme njoftoi kufizimet e reja për personat që ende nuk janë vaksinuar, duke shtuar se janë një rrezik për shoqërinë. Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Austria.

Ndërkohë në Francë ka nisur marrja e dozës përforcuese të vaksinës për personat mbi 65 vjeç, ndërsa ende nuk ka një vendim për gruopmoshat e tjera.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lina durres: 19/11/2021 10:34

    Keto mostr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?