Ky është pallati ‘Tod Trungu’ në Durrës për të cilin raportohet se ka shkelje në lejen e ndërtimit të dhënë 11 vite më parë gjatë drejtimit të Vangjush Dakos. Ky i fundit dhe disa ish zyrtarë të tjerë të drejtorisë së Urbanistikës akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Ky pallat pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish zyrtarëve të tjerë.
Në pranga ka rënë edhe Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit.
Lajmi kryesor:
Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues
B.V//ReportTv.al