Familja Berisha dhe George Soros

Politikë

Familja Berisha kundër strehimit të 121 afganëve të parë, i shpall punonjës të Soros bashkë me 11 foshnjat

27 Gusht 2021, 18:40| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 18:49

  • Share

Familja Berisha ka nisur menjëherë sulmet ndaj 121 afganëve të parë, të cilët mbërritën në orën 3:20 minuta të mëngjesit të sotëm në Aeroportin e Rinasit, për t’u strehuar në Shqipëri, duke i shpëtuar përndjekjes së talebanëve dhe dhunës së tmerrshme që ka shpërthyer në Afganistan. Dhëndri i Familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, duke iu referuar Tv së Familjes, i ka shpallur refugjatët politikë afganë si punonjës së George Soros. Për këtë arsye, sipas dhëndrit të Berishës, ata nuk duhet që të strehohen në Shqipëri. Mes grupit të parë të refugjatëve afganë janë edhe 11 foshnje, të konsideruara gjithashtu nga dhëndri i Berishës si punonjës së Soros!

“U çudita kur pashë se refugjatët do mbroheshin me polici të madhe, pastaj mora vesh që qenkëshin punonjësit e Soros dhe u kuptua pse ka ik për lesh ai vend. Ndofta do i fusin si njerëz të besuar tek organet e reformës në drejtësi tek ne. Se një Fondacion Soros e kishim të pamjaftueshëm dhe na duhej dopjo. Po pse nuk kishte hallexhinj të tjerë për të sjellë?”, shkruan , Jamarbër Malltezi.

George Soros akuzohet nga Sali Berisha dhe rrethi i tij se qëndron pas goditjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Berishës në 19 maj 2021, duke e futur familjarisht në listën e zezë për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Deri më sot nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim, megjithatë kjo alibi po i mjafton Berishës për të mos lëshuar PD-së dhe mandatin e deputetit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur publikisht pro pranimit dhe strehimit të refugjatëve politikë afganë, veprim për të cilin është kritikuar nga rrethimi i Berishës për nxitim. Vetë Berisha është shprehur gjithashtu pro pranimit të afganëve, qëndrim të cilin e ka shoqëruar me akuzat e zakonshme ndaj qeverisë. Por, në një kohë kur Berisha është shprehur pro pranimit të shtetasve afganë që rrezikohen nga talebanët, rrethi i familjar dhe politik po sulmojnë refugjatët që sapo kanë mbërritur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/08/2021 00:37

    Nuk e kuptoj,cfare i ka bere Sorosi Berishes qe i eshte bere gogol?! Kjo urrejtje ndaj tij dhe ndaj cdo gjeje qe lidhet me te,ose punen e tij,ka filluar shume kohe perpara se Amerika t'a shpallte te padeshirueshem.Duket sikur pleqeria po i konsumohet e po i gerryhet nga nje urrejtje patologjike me permasa gati groteske per nje njeri qe s'besoj se can kok nese rron apo vdes Berisha.

    Përgjigju
  • Ariana: 27/08/2021 19:59

    Per keta plehrat e Sorrosit ishte keq Shqiperia?

    Përgjigju
  • MAFMUT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/08/2021 17:44

    O sa të pa shpirt jan kta familja kriminele hajdute berbajga. Shikoni o Shqiptar sa shpirt të zi që kan. Njerëz pa din e pa iman. Turp ti quash kta Shqiptar megjithse gjysëm jan sërb nga e ëma. Është e llogjikshme sjellja e tyre vrit vidh e shaj pa fund. Ptu rac e pisët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?