20 vite në det, ish-marinsi shqiptar bashkon familjen në pasionin e tij të madh

28 Gusht 2019, 22:39| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 15:28

  • Share

Familja e Lefterit i largohet çdo ditë portit të Vlorës për të përshkuar detin, për punë. Çdo mëngjes ai bashkë me djalin dhe bashkëshorten marrin varkën e tyre për t'i treguar mrekullitë e detit grupeve të ndryshme me turistë. Lefteri e ka nisur karrierën që vitin 1999, në kohët kur ishte ushtar i marinës, ndërsa pas shkëputjes nga kjo punë nuk mund të ndahej dot nga deti. Bashkë me bashkëshorten dhe djalin në vitin 2014 vendosin të dalin në det, por tashmë duke e kthyer këtë në një profesion të përditshëm. 

Manovrimi i tyre në det bëhet akoma më i lehtë nga mbështetja e njëri-tjetrit, e përveçse një punë që i sjell të ardhura, e kanë kthyer varkën që përshkon detin në shtëpinë e tyre të dytë.
Djali i Lefterit dhe Lolës ka ecur në hapat e prindërve të tyre e ndonëse hapat e parë kanë qenë të vështirë, tashmë e shikon si profesion, por ende nuk është i bindur nëse do ecë në hapat e babait apo nënës së tij.

Babai i tij tregon për Shqiptarja.com se në fillimet e tij kjo punë i dukej pa vlerë, por pavarësisht diskutimeve çdo mëngjes ishte tek porti i Vlorës, gati për të 'zbarkuar' në det.

-Kur ka nisur rrugëtimi juaj në det?
Unë e kam nisur karrierën fillimisht me ushtrinë në vitin 1999 ndërsa Lola me djalin e kanë nisur në vitin 2014.
-Kur jeni njohur me bashkëshorten tuaj?
Jemi njohur në vitin 1992. Vajtëm për emigrim në Itali ku qëndruam për 26 vjet. Këtë profesion e kemi zhvilluar edhe në Itali dhe më pas vendosëm ta vazhdonim edhe në Shqipëri.
-A e ndanit qe ne fillim dëshirën e përbashkët për këtë profesion apo keni qene ndikim për partnerin?
E kishim ndarë mendjen të dy partnerët. Ishim në punë në Vlorë dhe na u desh shumë guxim për ta hapur në fillim turistët nuk ishin shumë.
-A keni ndikuar ju tek djali për të ndjekur rrugën e detit?
Djali që kur hipi në vitin 2014 në anijen e tij të parë, u dashurua mbas detit, dhe do ta vazhdojë këtë profesion.
-A bëhet me e lehte manovrimi ne det teksa punon me djalin dhe bashkëshorten?
Manovrimi në det është shumë më i lehtë me familjen se të kujton gjithmonë forcën që nuk të lë kurrë në baltë.
-Një situate paniku ne det! A e lehtëson fakti qe keni pranë familjen dhe do e kaloni se bashku apo ju zë meraku dy fish?
Kjo nuk ka shumë të bëjë pasi edhe turistët që kemi në anije dhe nuk i shikoj si turistë por si familjen time.
-Ne varke timonin e mban Lefteri, po në shtëpi a ndodh e njëjta gjë?
Si në shtëpi dhe në varkë Lefteri. (qesh)
-A ka pasur momente kur ndonjëri nga ju ka dashur të tërhiqet, por e ka vazhduar profesionin për hir të partnerit?
Djali shumë herë mërzitej në punë me mua dhe thoshte që nuk kishte vlerë për të ardhur, por ditën tjetër në orën 08:30 ishte prapë tek porti.
-Cili është modeli i djalit tuaj, a do te behet ai një timonier ne det si i ati apo një instruktor për turistet si nena e tij?
Djali ka qejf të vazhdojë rolin e kapitenit por pse jo, të bëjë edhe instruktorin për turistë.
-Teksa i largoheni tokës cdo mëngjes, a lini pas ndonjë peng për ndonjë profesion tjetër qe mund të kishit bere ne jete?
Në mëngjes është gjëja më e bukur për mua të largohem ditë për ditë nga toka me 50 njerëz të ndryshëm. Ky është profesioni më i bukur për mua.

Komento

Komente

  • Turist: 09/09/2019 14:12

    Kete behar isha ne sazan dhe karabrun me kete skaf i cili vertet nuk eshte modern por eshte i shpejte dhe i sigurte. Ishin shume te dashur dhe te respektushem. Shume te gatshem per te ndihmuar dhe vertet kujdeseshin per turistet si te huaj dhe vendas njesoj si ti kishin njerez te familjes. Po ju sherbeve njerezve me dashuri dhe respekt te ecen puna, shume e thjeshte. Urime dhe pune te mbare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?