Fantazirat e Belind Këlliçit, premtimet e tij i kushtojnë deri tani Bashkisë së Tiranës 54 milionë euro

3 Prill 2023, 19:44| Përditesimi: 4 Prill 2023, 09:53

  • Share

Sipas kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kellici, Tirana pas zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, në rast se ai fiton, do të qeveriset me më pak taksa. Kandidati synon të heqë fare taksën për infrastrukturën mësimore dhe taksën bashkiake të tokës bujqësore, synon të përgjysmojë taksën e pastrimit dhe hapësirës, ndërsa i ul gati me një të tretën(me 30 përqind) taksat e fjetjes në hotel, e tabelës, e truallit dhe taksën mbi ndërtesën. Deri këtu shumë mirë, duke hequr e ulur ndjeshëm shtatë taksa. Sipërmarrja vepron më e çliruar me më pak taksa. Këtë e dinë të gjithë. Mirëpo lind pyetja, me çfarë parash do t’u shërbesh të 1.2 milionë qytetarëve të Tiranës, kur heq ose ul ndjeshëm një të katërtën e taksave mbi sipërmarrjen në Tiranë? Për vitin 2023, bashkia e kryeqytetit planifikon të mbledhë 10 miliardë e 879 milionë lekë taksa(ose 95 milionë euro. Buxheti i saj për këtë vit është 28.8 miliardë lekë, ose 246 milionë euro. Duke qenë se 12 miliardë lekë ose 105 milionë euro, bashkisë ia jep buxheti qendror i qeverisë, në formën e transfertave të pakushtëzuara, ngelen 139 milionë euro që bashkia e Tiranës duhet t’i përballojë vetë për këtë vit.

Të ardhurat e saj nga taksat dhe tarifat vendore përbëjnë 68 përqind e buxhetit që i duhet për të mbajtur në punë 8,331 punonjës, në aparatin e bashkisë, në institucionet mbështetëse dhe në funksionet sektoriale. Fondi i tyre vjetor i pagave është mbi 54 milionë euro. Ndërkohë, bashkia e kryeqytetit ka planet e saj për investime kapitale në kryeqytet, të cilat janë të domosdoshme. Vetëm po të zerojë, pra heqë taksën për infrastrukturën mësimore, humbet 751 milionë lekë, ose 6.6 milionë euro! Si do t’i rekuperojë këto para?

Nëse ul ndjeshëm tarifat dhe taksat lokale, sipas propozimit  të kandidatit të opozitës, ndërkohë që Tirana shtohet me afër 30 mijë banorë çdo vit, bashkia e kryeqytetit rrezikon falimentimin, lënien në mes të katër rrugëve të mbi 3 mijë e pesëqind punonjësve, nga 8.331 punonjësit që ka sot dhe praktikisht zeron planet e saj për investime kapitale.

Në tërësi, me propozimet e kandidatit të opozitës, bashkia humbet mbi 12 përqind të të ardhurave të saj të sotme, barabarte me 17.8 milionë euro. Nje shifër marramendëse për më pak te ardhura ku duhte te shtohet  premtimi tjetër per autobusë falas, qe prodhon nje faturë te kostos shtese prej 36 milionë euro. Pra premtimet elektorale te zotit Kellici deri tani kushtojne rreth 64 milionë euro, ose 33% e buxhetit të bashkise!!

Lind pyetja: po si do të qeveriset me më pak para? Ndoshta përgjigjen e ka dhënë vetë populli, me mençurinë e tij në tregimet humoristike e barcaletat lidhur me figurën e Nastradinit, këtij shtegtari që fliste e kuvendonte me njerëzit dhe i hypte gomarit mbrapsht. Edhe pse kjo figurë ka dalë nga urtësia e popullit turk, ajo është bërë figurë qendrore edhe e humorit tradicional të popullit tonë dhe popujve të tjerë në Ballkan. Në një nga këto rrëfenja, populli ynë tregon se si Nastradini u përpoq shumë ta mësonte gomarin e tij të famshëm pa ngrënë, por në momentin që e mësoi, gomari i ngordhi. Për fat të keq, edhe përpjekja e opozitës sonë për të ulur taksat nga vijnë të ardhurat kryesore të bashkisë së kryeqytetit, i ngjan rrëfenjës së Nastradinit. 

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 04/04/2023 19:13

    Të paktën ky e ka deshiren e mire te uli taksat e te bej diçka pa lek per qytetaret, ndesa ata qe jane duan vetem ti risin me shume taksat, te shtojne administraten e bashkise me njerez qe rine kot e ngrohin karriget dhe te fryjne bythen e tyre me lek.

    Përgjigju
  • Baba: 04/04/2023 08:33

    Fatos cokollu po ben detyren si patronazhist

    Përgjigju
  • Durrsaku: 03/04/2023 21:19

    Epo guraliu vetem taNllaNva din..,muhabet arrixhish ke bregu lumit

    Përgjigju
  • jari: 03/04/2023 20:05

    ku shkojne te gjitha parate qe mbledh bashkia o fatos,,,te na tregojne ku investohen leket dhe sa leke mbeten...se nuk po e marrim vesh....cdo fund vit behet bilanci,,ndryshe ka vend per dyshime ,,per vjedhje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?