Kujtim Gjuzi

Fantazmat politike/ Kryetari që nuk votoi as partinë e tij, subjekti që mori 7 vota në rang kombëtar në zgjedhjet 2019

5 Maj 2020, 15:43| Përditesimi: 5 Maj 2020, 15:46

  • Share

Një parti politike fantazmë konsiderohet jo vetëm kur nuk ka një adresë, nuk kontrollohet nga ekspertët kontabël dhe nuk dihet asgjë rreth kryetar të saj, por edhe nga rezultati që merr në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Mes 91 partive politike fiktive që ka në Shqipëri, Report Tv identifikon disa subjekte politike pa elektorat, referuar të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rasti më ekstrem është ai i Partisë Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin, e cila ka marrë zero vota në rang kombëtar në zgjedhjet lokale të 2019. Partia me në krye deputetin Gjuzi, sipas të dhënave zyrtare, nuk ka marrë qoftë edhe një votë në të gjithë Shqipërinë, në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, as sa i takon votave politike për këshilltar dhe as për kryetarë të njësive vendore. Rezultati konfirmon se Gjuzi nuk ka votuar as partinë që drejton.

Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të 2019, në rang kombëtar, sa i takon votës politike për këshilltarë, Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, me kryetar Arian Galdini, ka marrë vetëm 7 vota. Edhe Kostaq Papa, deputet i ardhur nga listat e PD pas djegies së mandateve, i cili disa javë më parë ‘pushtoi’ rrjetet sociale me një fjalim ofendues dhe banal për femrat, drejton një parti. Partia e tij e quajtur ‘Partia e Emigracionit Shqiptar’, në zgjedhjet e 2019, në rang kombëtar, ka marrë vetëm 192 vota. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, me kryetar Kadri Isufaj, ka marrë vetëm 183 vota rang kombëtar, ndërsa Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar, 251 vota rang kombëtar.

Megjithatë, shqetësim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë partitë, të cilat nuk kanë një adresë, ku për rrjedhojë nuk mund të gjenden nga ekspertët kontabël, për t’u kontrolluar financiarisht. Nga 113 parti politike, vetëm 22 kontrollohen nga KQZ, përmes ekspertëve kontabël, në zbatim të Kodit Zgjedhor. Pavarësisht fenomenit që riciklohet vit pas viti, ligjvënësit nuk kanë ndërmarrë ende asnjë nismë për fshirjen e partive fantazmë, ku më shumë se gjysma e të cilave marrin para nga buxheti i shtetit.

Partitë politike me rezultatin më të dobët në tre palë zgjedhje

1.            Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzi, 0 vota rang kombëtar, zgjedhje 2019.

2.            Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, me kryetar Arian Galdini, 7 vota rang kombëtar, zgjedhje 2019.

3.            Partia e Emigracionit Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa, 192 vota rang kombëtar, zgjedhje 2019.

4.            Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, me kryetar Kadri Isufaj,183 vota rang kombëtar, zgjedhje 2019.

5.            Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar, me kryetar Spartak Dobi, 251 vota rang kombëtar, zgjedhje 2019.

6.            Aleanca Demokratike, me kryetar Kujtim Spahiu, 547 vota rang kombëtar, zgjedhje 2017.

7.            Aleanca Arbnore Kombëtare, me kryetar Gjet Ndoj, 351 vota rang kombëtar, zgjedhje 2017.

8.            Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, kryetar Genci Sakaj, 316 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013

9.            Partia Shqiptare Atdheu, kryetar Kreshnik Osmani, 555 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013

10.          Partia e të Drejtave të Mohuara, kryetar Ilir Vata, 554 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013

11.          Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, kryetar Muharrem Doda, 635 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013.

12.          Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Eduart Ndocaj, 606 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013.

13.          Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, kryetar Avni Keçi, 287 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013.

14.          Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, kryetar Zane Llazi, 489 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013.

15.          Partia e Çështjeve Shqiptare, kryetar Bujar Shurdhi, 476 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013.

16.          Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, Astrit Kostori, 508 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013.

17.          Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, Selami Jenishehri, 406 vota rang kombëtar, zgjedhje 2013.

Komento

Komente

  • O tej: 05/05/2020 16:25

    Parti e ketij Temit ka mare vota me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?