Rritja për fashën 800 kwh nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor! Rama: Situata më e mirë, shqiptarët po kursejnë! Jemi të vendosur për mbrojtjen e konsumatorëve

30 Shtator 2022, 11:04| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 21:55

  • Share

Rënia e temperaturave të nxehta që uli edhe kërkesën nga 17 mijë kwh në 11 mijë kwh , ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kursyer si dhe përmirësimi i nivelit në Fierzë kanë qenë elementët që kanë ndikuar në vendimin e qeverisë për fashën 800 kwh. Pas një analize të gjerë, qeveria ka marrë vendimin për të shtyrë hyrjen në fuqi të fashës 800kËh për energjinë elektrike.

Lajmin pozitiv e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama i cili komunikoi me qytetarët lajmin e mirë se fasha 800 kwh për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Përafërisht 1 muaj pas vendimit të qeverisë për taksimin për çdo kilovat mbi 800 KwH që shpenzohet nga familjet, kreu i qeverisë u shpreh se ndërgjegjësimi i qytetarëve, uljes së kërkesës nga 17 mijë në 11 mijë, hyrja në fuqi e këtij vendimi është shtyrë. Si faktorë pozitiv ndikuan padyshim qasja pozitive e familjarëve, ulja e temperaturave, ulja e kërkesës nga 17 në 11 mijë por edhe prurjet e mira në Fierzë, aplikimi i kësaj fashe nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

‘Siç e kemi njoftuar, nga 1 tetori, d.m.th nga nesër është planifikuar hyrja në fuqi e fashës së konsumit 800 Kë mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon nga njëra anë mbrojtjen në vazhdimësi të 96% të familjeve, të cilat edhe gjatë dimrit nuk e kalojnë kufirin e 800 Kë. Nga ana tjetër, fasha synon që 4% e abonentëve, të cilët e tejkalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20% të të gjithë sasisë së energjisë, të paguajnë me çmimin real çdo kë mbi kufirin e 800 Kë.

Kjo nuk është një shpikje e jona, por një metodë e ndjekur nga plot vende për të nxitur kursimin e energjisë në këtë kohë kaq të zymtuar botërisht prej inflacionit të luftës, si dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve, mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakice. Kursimi i energjisë është arma kryesore për ta kaluar këtë dimër pa kufizime energjie! 

Këtë nuk e them unë, por e thotë logjika e kësaj krize globale të shkaktuar nga lufta mes dy prej furnitorëve më të rëndësishëm të botës me energji, grurë e jo vetëm, dhe e përsërisin të gjitha qeveritë e Europës.

Disa ndër ne këtu në  Shqipëri thonë se vendi ynë s’ka lidhje me krizën energjetike, sepse ka ujë dhe ka hidrocentrale sa të duash, por as e para dhe as e dyta nuk janë të vërteta.

Burimet ujore varen nga reshjet, por edhe sikur ky vit të jetë ndryshe nga tre vitet e fundit rresht që kanë qenë vite rekordesh negative për sasinë e reshjeve, sistemi ynë energjetik, me hidrocentralet plot e përplot, plotëson vetëm 75% të nevojave për energji.

Ne siç e keni parë po ecim, dhe po ecim sipas planit që të arrijmë të plotësojmë 100% të nevojave me prodhim të brendshëm energjie brenda këtij 10 vjeçari, dhe për ta bërë Shqipërinë një vend energjitikisht sovran si dhe eksportues neto të energjisë.

Por pikërisht se hë për hë nuk i plotësojmë dot të tëra nevojat, duhet të vazhdojmë të dalim në tregun ndërkombëtar, aty ku goditen të gjitha vendet e Europës nga çmimet çmendurake të energjisë në këtë kohë lufte.

Megjithatë unë dhe kjo qeveri, jemi këtu, jo vetëm për të garantuar mbrojtjen e çmimit të energjisë së konsumatorëve familjarë e të bizneseve dhe furnizimin e pandërprerë të tyre me energji, por edhe për të mos lënë asgjë pa bërë, që barra faktike dhe psikologjike e kësaj lufte, dhe e inflacionit që ajo ka sjellë, të lehtësohet sa më shumë.

Pa dashur t’ju marrë kohë e t’ju lodh me shumë fjalë, jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë deri vonë. Në 1 shtator kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kë, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17, 000 Kwh, sot është rreth 11, 000 Kwh.  Në 1 shtator kur lançuam fashën mbi 800 Këh, kjo kërkesë ishte ndjeshëm më e lartë se sa ç‘është sot pra, dhe pa diskutim në këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol rënia e temperaturave të nxehta, por s’ka dyshim se rol të rëndësishëm ka edhe fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.

Nga ana tjetër ditët e fundit, kemi pasur përmirësim të nivelit në Fierzë, aty ku është dhe burimi kryesor i energjisë, dhe presim që të materializohen dhe parashikimet për reshje të tjera në fund të dhjetë ditëshit të parë të tetorit.

Prandaj në këto kushte, bazuar sigurisht në një analizë shumë më të detajuar të të gjithë parametrave teknikë dhe të projeksioneve, si dhe me angazhimin e plotë për të shfrytëzuar çdo mundësi dhe hapësirë që krijohet që ta lehtësojmë sadopak barrën faktike, por dhe atë psikologjike të kësaj situate, mbi të gjitha familjet, të cilën s’e ka krijuar qeveria, po qeveria e ka barrën ta menaxhojë sa më mirë të jetë e mundur, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 Kwh të mos hyjë në fuqi në muajin tetor.- tha Rama.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se situatën inflacioniste e sjell lufta dhe jo qeveria e cila ndodhet në krye të detyrës. Rama gjithashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm dhe të kursejnë energji.

‘E ndërkohë që të gjithë duhet të jenë sa më të vëmendshëm që ta kursejnë sa më shumë energjinë, askush nuk duhet ta verë në dyshim se unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën.

Inflacionin e ka sjellë lufta, nuk e ka sjellë qeveria, por qeveria do të jetë në krye të detyrës, që njësoj siç ia dolëm më së miri me tërmetin dhe me pandeminë, t’ia dalim edhe me këtë fatkeqësi të re që ka rënë mbi botën, e veçanërisht mbi Europën ku jetojmë.’- përfundoi Kryeministri.

Kujtojmë se vendimi i qeverisë për fashën 800 kwh u miratua nga ERE më 23 shtator. Elemente pozitivë ndikuan në skemën e parashikuar nga qeveria për përballimin e krizës gjë ndikoi në shtyrjen e taksimit të fashës 800 kilovat vetëm një javë pas miratimit nga Enti Rregullator i Energjisë.

Ora 14:01
Shtyrja e fashës 800 kwh, Tabaku: Nuk bëri nder! Tregoi që argumentet tona ishin të sakta, vendim arbitrar

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar mbi shtyrjen e vendimit për qeverisë ndaj fashës 800 kilovat. Sipas Tabakut, vendimi i Ramës është thjesht tregues se argumentet e opozitës ishin të sakta.

‘Dorëheqja e qeverisë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kËh për një muaj nuk është një nder I madh që I bëhet. Vendosja e kësaj fashe dhe aplikimi I saj ndoshta muajin tjetër, kjo është barra më e madhe për shtresën e mesme në Shqipëri.

100.000 familje të cilët do të paguajnë një çmim 4 herë më të lartë, çmim më I lartë në mënyrë absolute në rajon, por njëkohësisht dhe në të gjithë vendet e Europës, krahasuar me pagën që kjo shtresë e mesme merr.

Nëqoftëse kësaj rritje të trafiës së energjisë elektrike I shtojmë tatimin mbi të ardhurat personalë 23%, rritjen e çmimit të karburantit, transportit publik, ushqimeve, çdo rritje tjetër, sot shtresa e mesme e Shqipërisë bëhet shtresa e mbitaksuar.

Nuk bëri nder që e tërhoqi me një muaj, thjeshtë tregoi që argumentat tona ishin të sakta, thjeshtë tregoi që vendimi ishte arbitrar, abuziv. Është shumë mirë që qeveria I kërkon qytetarëve të kursejnë. Duhet të kursejmë sepse është periudhë krize, duhet ta menaxhojmë më mirë buxhetin familjar. Ore po kjo qeveria vetë a po kursen? A po shtrëngohet qeveria? A po ul shpenzimet e kontratave korruptive konçensionare dhe PPP? Qeveria shqiptare a po vendos prioritete për shpenzimet e luksit? A po heq qeveria shqiptare dorë nga gjitha projektet abuzive? A po vazhdon të paguajë faturat e arbitrazhit?

Këto janë kursimet që duhet të bëjë buxheti I shtetit që të kalojmë krizën energjitike. Këto kursime që ka për detyrë çdo qeveri e përgjegjshme të bëj. Ndërkohë që qeveria jonë të gjithë koston e këtyre vendimeve korruptive, arbitrare, të keqmenaxhimit, të arrogancës po I'a kalon qytetarëve shqiptarë. Po rrit çmimin e energjisë elektrike!

E theksoj edhe njëherë, nuk po bën nder që nuk po e rrit me 1 tetor! Do e rrisi me 1 nëntor, po njësoj është. çmimi I energjisë elektrike është fakt që po rritet!

Unë besoj që sot ne duhet të ishim duke diskutuar për alternativa! Sot duhet të ishin duke diskutuar se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Si do ta diversifikojmë energjinë? Si do të mundemi ne që të jemi një portë hyrse në rajon për gazin e lëngshëm? Pse qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë investim për të lidhur TAP-in, një aset strategjik që ne kemi fatin dhe luksin që të kaloj në Shqipëri? Me tubacione, me portin e Vlorës ose dhe me tecin e Vlorës? Pse nuk është bërë asnjë investim për ta vendosur në punë tecin e Vlorës? Për dy kullat, por njëkohësisht për sistemin e ftohjes? Pse nuk kemi absolutisht asnjë investim, përveç nji investimi strategjik në energjinë solare, parqet fotovoltaike? Pse 35 investime strategjike, hotele, resorte dhe vetëm 1 për energjinë solare?

Pse qeveria shqiptare në 8 vite dështoi që ta bëj Shqipërinë të aftë që të tërheq investime të huaja në fushën e energjisë elektrike dhe për të shfrytëzuar më mirë atë që na ka falur Zoti, ato burime që Shqipëria I ka dhe që duhej të ishte lider në rajon. Pse? Ka shumë pyetje, ka shumë pse, të cilat të gjitha e kanë përgjigjjen tek keqmenaxhimi I sektorit, tek abuzimet me sektorin. Dhe prandaj sot detyrohemi që rrisim çmimin e energjisë elektrike për familjet shqiptare.

Sot krizën e buxhetit, krizën e menaxhimit, krizën e korrupsionit, krizën e arrogancës e bëjmë krizën e familjeve shqiptare!

Nuk duhet që të rritet çmimi I energjisë elektrike, as më 1 nëntor!

Shqipëria I ka mundësit, buxheti I shtetit I ka mundësitë. Nuk duhet në mënyrë absolute barra t’i kalojë 100.000 familjeve të mesme shqiptare!’- shkroi Tabaku.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/10/2022 01:13

    Qeveria eshte treguar fleksibel ne kete rast.Kjo eshte periudhe kur bien shume reshje, por dhe periudhe tranzite,kur kondicioneri nuk eshte me i nevojshem,por dhe ngrohesit nuk nevojiten akoma.Kujdes se nuk keni dale akoma nga rreziku,por ndiqni me vemendje bursat boterore te energjise,ato do te jene percaktuesi kryesor se cfare do te ndodhe me vone.

    Përgjigju
  • ZARE&COO: 30/09/2022 19:10

    Sapo pa sondazhet Rama qe 61% e quajne negative qeverisjen te nesermen ktheu pllaken.O Edi e ke ****muabetin me keta ****poshte jane bere fodulle dhe arrogante pervecse hajdute te peshtire.e quajne prone te tyre cdo institucion ku punojne.ndrysho gjerat se po permbyset anija Trim

    Përgjigju
  • Lezha: 30/09/2022 16:32

    Te hetohet mjekja neurologe ne shkoder dhurata uruci aktualisht vazhdon punen edhe ne pension , cdo jave paraqitet ne prokurori dhe merr rroge ne spitalin e shkodres.individi ne ndjekje penale duhet te shkepuse maredheniet me spitalin. Verifikoni

    Përgjigju
    • Feniksi: 30/09/2022 19:36

      E paske fort personale!!!

  • marian: 30/09/2022 14:26

    te ishte per te tjeret pale sa keq do ishim katandisur,por dhe duhet te shtrengohemi se me vone nuk i dihet

    Përgjigju
  • klajdi: 30/09/2022 14:22

    kjo ka per ti lehtesuar shum xhepat e shqiptareve dhe ju falenderojme per masat qe keni ndermarr

    Përgjigju
  • ledjo: 30/09/2022 14:12

    te pakten ndergjejgesohen qe te kursejne

    Përgjigju
  • Denis: 30/09/2022 13:44

    Nderkohe qe presim me te miren nga ju , do kursejme sot per te shmangur nje krize akoma me te thelle neser

    Përgjigju
  • Alban: 30/09/2022 13:43

    Besoj qe me ardhjen e dimrit do vijne akoma me shume reshje dhe nuk do jete e nevojshme fare aplikimi i kesaj fashe.

    Përgjigju
  • Qobani: 30/09/2022 13:27

    Evlad hardhuca tek ashtë nji shkallë ma fellë tek SOJI se sa kali,mundë të jet mbi kqyrës i puntorve,vazhdojm ma tej,rruga e gjat tek SOJI i njeriut

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 30/09/2022 12:52

    Dalldia e madhe e ka zënë perfundi kete sociopatin tone kryeminister, jemi te detyruar ta degjojme e "shijojmë" edhe per ca kohe sëbashku me MIQTE E TIJ TE MEDHENJ E HALLEHOSH SALIVIÇIDOLI E LIKEKËMBËPLEHU,FATMIRMEDIU E CIU-CIU.

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 30/09/2022 12:36

    Edi Rama, je shume i mire. Te shoh ne endrra cdo nate. (Me shume komente servile ju supaxhinjt e tjere se perndryshe do u’a nderpres supen greke! Duhet t’ua shpifim turkoshqiptareve kete hapsire virtuale. Efharisto!)

    Përgjigju
    • Kosto: 30/09/2022 14:05

      Mos u lodh kot, që të hash sufllaqe, duhet të jesh analfabet, ti shkruan pa gabime kshuqë s'na bën punë.

  • Endi: 30/09/2022 12:21

    Heqja e fashos do jete nje lehtesim per shqiptaret e keni menduar shume mire,ta shohin dhe ato te PD-se qe vetem flasin negativisht se si punohet per vendin

    Përgjigju
  • Teo: 30/09/2022 12:18

    Vendim i miremenduar nga ana juaj si gjithmone,tashme me heqjen e fashos njerezit do i lehtesoje Tani qe Po afron dhe dimri

    Përgjigju
  • Vebi: 30/09/2022 12:12

    Tani qe fillon dimri mjaft e nevojshme heqja e fashos 800kWh ,vendim mjaft i drejte kryeminister.Shpresoj qe familjaret mos te abuzojne tani

    Përgjigju
  • erjon: 30/09/2022 12:07

    Kete muaj ka patur goxha rreshje prandaj dhe dhe rama ka mare kete vendim

    Përgjigju
  • klodi: 30/09/2022 12:07

    shjme mire e bene por gjithsesi ne duhet te jemi me te rregullt e te kursejme energji pavarsisht cdo gjeje

    Përgjigju
  • jola: 30/09/2022 12:06

    pavarsisht se jemi ne krize globale rama po mendon mire per popullin e tij me keto vendime qe po merr

    Përgjigju
  • vini: 30/09/2022 12:06

    Shume vendim i sakte nga ana juaj.Shpresoj qe te gjithe ta kuptojne tashme sesa e domosdoshme eshte te kemi nje njeri qe mendon per cdo gje

    Përgjigju
  • shiro: 30/09/2022 12:05

    po mendohet mire per vendin tone edhe pse jemi ne kohe krize

    Përgjigju
  • ermira: 30/09/2022 12:04

    po behet pune shume e mire ne vendin tone dhe kjo fale KM se vendit

    Përgjigju
  • Klea: 30/09/2022 11:58

    Tani qe dhe koha ftohet ndihmes e madhe per ne

    Përgjigju
  • Dea: 30/09/2022 11:57

    Nje super lajm ne kte koh te veshtir qe ndodhemi sa mir po e perballoni dhe pse ne kriz

    Përgjigju
  • Jola: 30/09/2022 11:50

    Rama, duaji shqiptaret, sepse jane populli yt. Sikur te gjithe politikanet te mendonin dhe vepronin vetem 5% ne te mire te shqiptareve, nuk do ishim ketu ku jemi sot. Ka me shume kenaqesi kurjep se kur merr

    Përgjigju
    • Arbërori: 30/09/2022 12:53

      Edvin shkjau shqipfolës nuk mundet të do shqiptarët, sepse nuk është shqiptarë. Ky tradhtarë është i konvertuar në serb…!

  • orion: 30/09/2022 11:44

    nje ndihme e madhe per ne kjo tani qe po afron dhe dimri dhe kriza ka prekur gjidh vendet. populli eshte ne fokusin tuaj primar

    Përgjigju
  • kudret: 30/09/2022 11:43

    duke marr parasysh ca po behet edhe ne vendet e tjera qeveria na ka ndihmuar shume ne lidhje me kete krize duke len cmimin e energjise te pa ndryshuar

    Përgjigju
  • hera: 30/09/2022 11:42

    ik o pall se je bo me keq se sala

    Përgjigju
  • merjeme: 30/09/2022 11:40

    gjithmon ne fokusin primar tuajin ka qen mbrojtja e konsumatoreve dhe kete po e vertetoni dhe njehere me keto vendime qe merrni

    Përgjigju
  • Teo: 30/09/2022 11:39

    Ky muaj ka qene me plot rreshje shiu prandaj dhe ky vendim eshte mare mga qeveria

    Përgjigju
  • Eno: 30/09/2022 11:36

    Qeveria e ka miremenaxhuar kete situat prandaj dhe ka mxjerr kete vendim pasi ka pare qe qyetatret kane filluar te kursejn energjin elektrike

    Përgjigju
  • Ani: 30/09/2022 11:34

    Dhe pse ky vendim u shtyh duhet te mendojm se si te kursejm energji elektike

    Përgjigju
  • Fori: 30/09/2022 11:31

    Ja pra ata qe quajn qeverin gogol tashme jane dhke buzqesh

    Përgjigju
  • Miri: 30/09/2022 11:30

    Keshtu duhet dhe bravo cdo shqipetari qe reflektoj

    Përgjigju
  • Populli: 30/09/2022 11:28

    Shyqyr qe reflektove njehere mor burre.

    Përgjigju
  • Dori: 30/09/2022 11:28

    Shpresoj shume qe ndergjegjesimi i shqipetareve te vazhdoj keshtu sic po ecen tashme

    Përgjigju
    • qorri: 30/09/2022 11:46

      Ja ndjehu bytha lageshtiren Rameziut

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?