Politikë

Fatbardh Kadilli takim me demokratët e degës 9 në Tiranë: Basha e ka provuar që s’fiton dot asnjë garë! Ta kthejmë PD në një parti të hapur

31 Maj 2021, 18:39| Përditesimi: 31 Maj 2021, 19:42

  • Share

Kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, zhvilloi sot një takim me demokratët e degës 9 në Tiranë, nga ku nuk kurseu akuzat për kryetarin aktual, Lulzoim Bashën.

Për Kadillin Basha e ja provuar se nuk mund të fitojë asnjë garë dhe se kryeministri Edi Rama e ka mundur ‘sa herë ka pasur qejf’.

“Basha doli paraditen e së hënës dhe tha vullneti i popullit është në kuti dhe janë numëruar të majtat tani do numërohen të djathtat. Po ti që e dije se janë ca të majta ca të djathta, pse nuk e dije se ça ka në kuti? Vetëm për këtë paaftësi nuk duhej të dilte nga shtëpia ca ditë nga turpi. Të shkëpusni vëmendjen nga një lider nuk është e lehtë, por a keni dëshirë të mbani liderin, apo të fitoni. Ky lider e ka provuar veten që nuk ka fituar asnjë garë. Tani del dhe na thotë ‘Rama nuk do që të jem unë në krye të PD’, ça sikleti ka Rama me këtë? E ka mundur sa herë ka pasur qejf”, tha ai.  

Kadilli shtoi se programi i tij synon hapjen e partisë që të mos shihet  si pronë e kryetarit, por e demokratëve.

“Unë jam që partia të mos shihet si pronë e kryetarit, por si pronë e demokratëve, partia duhet të jetë më e madhe se kryetari. Ta kthejmë këtë parti në një parti të hapur që të jenë të gjithë brenda, jo ca të nënës ca të babës”, u shpreh Kadilli.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?