Janë të gatshëm të dalin në koalicion me Ilir Metën, por, kurrsesi, me partinë që e kanë mjelë dhe kanë përfituar prej saj gjithçka për 30 vjet.
Janë të gatshëm të gjejnë strehim tek një parti e majtë, duke bërë që të forcohet e majta edhe më shumë, dhe godasin me të gjithë arsenalin e tyre të djathtën dhe PD-në, duke dalë tek misioni që i la Ramiz Alia: shkatërrimi i së djathtës dhe qeverisjen e Shqipërisë vetëm nga e majta.
Koalicioni me LSI-në e dikurshme dhe PL-në e sotme është një film i parë një herë nga demokratët. Qeverisja me LSI-në ishte shkatërrimtare për pushtetin e PD-së, për vendin dhe për demokratët.
Egërsia me të cilën u përballën demokratët pas vitit 2013 ishte shumë herë më e madhe nga LSI-ja se sa nga PS-ja dhe kjo është e vetëkuptueshme. Përndryshe nuk mund të kuptohet rritja e LSI-së në atë periudhë.
Të gjitha shkaqet e humbjes së pushtetit të PD në vitin 2013 kanë si lajtmotiv bashkëqeverisjen me LSI-në.
Sali Berisha mund të ketë shumë arsye për të gjetur strehim tek Ilir Meta, por demokratët e thjeshtë dhe të ndershëm nuk kanë asnjë arsye.
Me Ilir Metën jo vetëm që nuk fitohet, por vota për të nuk është çudi që nesër të mbajë edhe më gjatë Edi Ramën dhe Erjon Velinë në pushtet. Fati i Partisë Demokratike dhe i demokratëve duhet të ndahet nga halli i Berishës dhe i Metës.
Po e majta e tyre ku është se nuk e kuptoj. Vetëm parti e majtë mos i thoni se ofendoni një elektorat të tërë që i rreh zemra akoma majtas
Përgjigju