Caktimi i datës së protestës së rradhës të opozitës, në datë 3 mars, ditën kur gjykata e Apelit vendos për fatin e drejtimit të PD-së, është konsideruar si një presion i Berishës ndaj gjykatës.
E ftuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, avokatja Adriana Kalaja tha se caktimi i datës së protestës ishte totalisht i zakonshëm, duke mos pranuar se po bëhet persion ndaj gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit.
“Është zgjedhur një ditë siç u zgjodh 11 shkurti, 13 shkurti apo 16 shkurti. Me protestë nuk del njëherë në shesh dhe rrëzon Ramën. Protestat e shpeshta sistematike e vënë nën siklet qeverisjen. Nuk është më i qetë, faktet e tregojnë këtë. Me këtë objektiv u thirr edhe ajo e nesërmja. Protesta e 3 marsit nuk do jetë për presion ndaj gjykatës, por duke e lidhur me protestën, edhe gjykata të shohë se kush është opozita”-tha Kalaja.
Ndërsa, Rezart Kthupi, avokati që do të përfaqësojë PD-në e Alibeajt në seancën që do zhvillohet në gjykatën e Apelit, duke e sqaruar të gjithë çështjen tha se në rast se gjykata rrëzon vendimin e Zhukrit atëherë PD i mbetet Bashës dhe Alibeajt.
“Gjykata e Apelit e ka ankimimin të depozituar. Ka pasur një muaj kohë për t’u njohur me pretendimet e palëve. Nëse nuk ka surpriza, është vetëm debat mbi provat me të cilët gjykata njihet tashmë. Ankimi ynë është 70 faqe, gjykata nuk ka risi. Mjafton vetëm vendimi i zhbërjes së Zhukrit që partia t’i mbetet Bashës dhe Alibeajt”-u shpreh avokati.
Nga ana tjetër, avokati Leonard Karaja tha se nëse gjykata e Apelit do të shqyrtojë me themel provat e paraqitura dhe të gjihë procesin, atëherë është e pamundur që vendimi të jepet brenda 3 marsit. Ai tha se mundësia e vetme që Apeli të marrë vendim në 3 mars është vetëm nëse i jep të drejtë vendimit të Agron Zhukrit për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.
“Nëse do kërkoni një gjë të tillë nuk përfundon dot atë ditë nëse gjykohet me themel. Kjo histori përfundon atë ditë vetëm nëse i jep të drejt vendimit të Zhukrit. Çdo lloj vendimi tjetër ose e rrëzon ose rikthim aktesh në shkallën e parë me gjyqtarë të tjerë. Nëse nuk e pranon, duhet të dimë si do e rrëzojë, duke kthyer akte në gjykatën e shkallës së parë, do të thotë që gjyqi fillon me themel nga e para. Apo do pranojë se vetë gjykata e Apelit që ajo vetë ta gjykojë me themel një çështje të pagjykuar në themel në shkallë të parë”-tha Karaj.
Në 3 mars, gjykata e Apelit ka caktuar seancën ankimimin e bërë nga Enekelejd Alibeaj kundrejt vendimit të Agron Zhukrit të marrë në 25 mars ku u njoh kuvendi i 11 dhjetorit i organizuar nga Berisha. Në të njëjtën datë, ish kryeministri, Sali Berisha njoftoi edhe një protestë me qëllim largimin e Ramës, e cila është parë edhe si një lloj presioni i bërë ndaj gjykatës.
Pse flisni per nji parti demokratike kur nji gje muk ekziston demokraci nuk ekziston por ma mire te thoni Diktatura moderne e Hajduteve qe keta te gjith e vodhen popullin deri ne palce dhe e quajn veten demokrat?po te kishte demokrate dhe socialiste ne Shqiperi nuk dote ikte populli nga vendi por populli ju ike hajduteve te koruptuareve qe luftojne vetem si ta shtypin popullin per nji jete lukse ,pra nderoni emrin e Shqiperise ne HAJDUTISTAN.
Përgjigju