Fatmir Mediu në Senatin Amerikan: Rusia veprime malinje në Ballkan

6 Shkurt 2019, 15:11| Përditesimi: 6 Shkurt 2019, 16:24

  • Share

Në Senatin Amerikan u zhvillua forumi i sigurisë, i organizuar nga deputeti shqiptar Fatmir Mediu dhe nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Senatori Jim Inhofe.  Në këtë takim, nga Shqipëria ishte i pranishëm edhe presidenti Meta. Organizatori i forumit, Fatmir Mediu u ndal tek ndikimi rus në Ballkan, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ballkani pas konfliktit është ende një biznes i papërfunduar. Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është ndalur. Shumë ide janë hedhur në tavolinë, të tilla si "shkëmbimi i tokës", duke rritur shqetësimin për një kuti të mundshme "Pandorës", dhe në krye të saj ka dalë Rusia si faktori kryesor përcaktues. Ideja e Rusisë për 'Kombet Etnike' në Ballkan kërkon riorganizimin e kufijve, të cilat mund të ringjallin konfliktet e fjetura” tha Fatmir Mediu-Kryetar i Partisë Republikane.

Kreu i Partisë Republikane bëri një panoramë të formave të ndikimit rus në rajonit tonë në prani të senatorëve e kongresmenëve amerikanë. “Veprimet e Rusisë bazohen në:  Krijimi dhe mbështetja e forcave politike në Serbi, Slloveni, Kroaci, Shqipëri dhe vende të tjera në rajon, forca që do të orientoheshin drejt projekteve të Moskës. Zgjerimi i pranisë së saj ushtarake dhe inteligjencës së bashku me bashkëpunimin ushtarak.

Zëvendësimi i tregimit të "Rusisë si ofrues i sigurisë" dhe "Rusia si furnizues i energjisë" me "Rusinë si një instrument i stabilitetit rajonal" ose "Rusia si një instrument i bashkëpunimit humanitar" dhe "Rusia si furnizuese e teknologjisë" tha ai. Edhe presidenti Meta përmendi të njëjtat rreziqe ruse, duke këmbëngulur se BE duhet të hapë derën për Ballkanin Perëndimor për të frenuar ndikimin e fuqive të tjera.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rruqja: 06/02/2019 17:11

    O zonja shum e nderume AMERIKA IME te lutem nuk kuptoj nje gje nga ju .Prokurorl Llala n7k vrau njerez por abuzou me detyren nw menyre ekstreme dhe bete mire qe w ndaluat por qe LEJSH NE MES YE AMERIKES TE MBAJ FJALEN PER DIGURIN NJE VRADES QE JU E DINI SHUM MURE KJO ASHT MARRE .TE FOL ME SHUM SJA VLEN SE JU I KENI DIJENIT ME MIRE SE KUSHDO POR AMA UN DI POPULL ME TREMB KY QENDRIM .VRASESI I 26 VETAVE LUGJERON NE TEMPULLIN E DEM9KRACIS BOTRORE .PU PU PU .KRUSHK ME RITVAN BREGUN .PU PU PU

    Përgjigju
  • Ben: 06/02/2019 15:33

    Une nuk kuptoj diçka,a mund te degjohet Fatmir Mediu?Me e forta eshte se e degjojne senatore dhe congresman americane.Po vej ne dyshim keta tani.E tmerrshme te jape leksione nje mashtrues dhe ordiner si Fatja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?