Fatmir Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur. Mediut i është komunikuar zyrtarisht akuza sot nga SPAK, ndërsa ai është marrë në pyetje për 60 minuta. Në daljen e tij për mediat, Mediu tha se SPAK nuk kishte asnjë provë shtesë dhe se akuzë është e motivuar politikisht.
"“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë", tha Mediu.
Mediu tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me firmën amerikane që merrej me demontimin, teksa sfidoi duke thënë se “Nëse gjejnë një kontakt timin përtej detyrës si ministër mbaj përgjegjësi maksimale”.
"Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin", shtoi ish-ministri.
Ish-ministri i i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme ka hapur çështjen dhe vijon hetimet që prej një viti tashmë, për të identifikuar përgjegjësit kryesor të tragjedisë së Gërdecit që ndodhi gjatë kohës që qeveriste Sali Berisha. Një sërë provash bëjnë përgjegjës Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzeni si edhe Fatmir Mediut. Kjo sepse emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.
SPAK tashmë ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. I fundit në u pyet ishte ish ministri i Berishës, Aldo Bumçi.
Deri ku janë hetimet?
Ishte Gjykata e Lartë e cila përmes një vendimi në dhjetor 2021 rrëzoi rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar dhe lejoi SPAK të niste punën. Më parë kishte qenë Apeli i GJKKO, i cili më 24 shtator 2021 mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 14 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu është rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.
Nga ana tjetër SPAK ka dërguar në korrik të këtij viti një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia. Diveroli, është ndër personazhet kryesore që i paraprijnë tragjedinë e Gërdecit, që përfitoi një kontratë të majme furnizimi armësh nga Pentagoni, në sajë të mbështetjes direkte nga qeveria Berisha, madje edhe lidhjes me Shkëlzen Berishën dhe bleu municione e fishekë nga Shqipëria për t’ua shitur amerikanëve në Irak e Afganistan. Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tabulatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i "Albademil" Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha.
Ish-ministri Bumçi dhe shkresa për Shkëlzen Berishën
I fundit që është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me hetimet për tragjedinë e Gërdecit ka qenë Aldo Bumçi, ish ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që ndodhi tragjedia. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Pas 15 vjetësh, Bumçi është kujtuar të tregojë se nuk e ka shkruar ai shkresën, por që kemi të bëjmë me një falsifikim, e ndërsa një qëndrim i tillë nuk ishte dëgjuar më parë as nga vetë personi i përfshirë, në rastin konkret, djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha. Ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK. Ai ka folur për fax-in që me shkrim dore shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Ai thotë se i është falsifikuar shkrimi dhe se për këtë ka bërë denoncim në prokurori aso kohe, por nuk janë kryer hetime.
Një shkrim i zakonshëm dore, mbi një shkresë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë duket se është filli i një sërë procedurash për ndërtimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec. Dokumenti i shumëpërfolur prej mëse tre muajsh në qarqet politike të Tiranës dhe në Kuvendin e Shqipërisë është një faks i nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi e që mban shënimin: “për Shkëlzen Berishën” në anë. Në të vërtetë, dokumenti i mësipërm, i firmosur nga Bumçi miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.
Fatmir Mediu u thirr sot në SPAK, të cilit i janë komunikuar dy akuza. SPAK e akuzon atë për “shpërdorim detyre” në dy raste, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak.
Por çfarë parashikojnë nenet?
Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
Neni 70 I kodit penal ushtarak
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, për përmbushjen e rregullt të detyrës, kur i ka sjellë pasoja të rënda shtetit ose interesave të ligjshëm të shtetasve, dënohet me gjobë, nxjerrje në lirim ose me burgim deri në pesë vjet. Kur kjo vepër është kryer nga kuadri ose personeli komandues dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes i vënën nën akuzë për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit tha se nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, pasi demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare. Mediu tha se nuk ka pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin.
‘Nuk ka qenë ministri prezent por autoritetet më të larta ushtarake. Kush mund ta certifikojë një proces ushtarak do u lutesha gjithsecilit që të lexojë edhe rregulloren. Është thjeshtë e qartë se nuk kam asnjëlloj dijenie as nuk e di se kush ka firmosur. Bumçi ka dhënë sqarimet e veta. Nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë,. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin. Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Ministri duhet të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi.’- tha Mediu.
Fatmir Mediu flet pas marrjes në SPAK.
“Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë. Shpresoj që të merrem në pyetje. Motivi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka provuar problemin, çdo letër që kam nxjerrë ka ardhur nga pjesa civile dhe ushtarake. Akuzën nuk e pranoj, jam i pafajshëm, demontimi është çështje sigurie kombëtare, kam si çdo qytetar, të pyetem për aktet e mia, nuk jam pyetur asnjëherë”, tha Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka mbërritur në SPAK, për të njohur me akuzën për ngjarjen e Gërdecit, pasi tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Nese ti dhe Salihu nuk jeni fajetor,atehere Zoti i madh qenka fajtori!Po kush tjeter pos Kryeministrit dhe ministrit te mbrojtjes se atehereshme e dinin dhe merreshin me veprime te tilla,Ketu duhet shtuar vetem edhe Shkelzenin e Berishes.
PërgjigjuIsha minister, mora rrogen dhe ca plus, por s kam asnje pergjegjesi - thote ky. Po per cfare ishe minister ? Apo ishe dordolec per te trembur sorrat. Ne dore te kujt ka mbetur ky vend ? O Zot ki pak meshire per shqiptaret. S po mbarojne hajdutet dhe kusaret
Përgjigjubejne gjoja sikur do e denojne,,,ky ishte ciraku, ,,i pari i gerdecit ishte sali berisha me djalin e tij,, te dy partite e medha nuk do denojne asnjeri,,,keta mbrojne vjedhjet e njeri-tjetrit,,,populli e han perhere kur i jep voten ketyre hajduteve....
PërgjigjuVetem denimin me vdekje do ly plehra pse me cfar ja bleu shtepin Eli Fares ne amerik me lesht .
PërgjigjuPo Delijorgi cthote more Miri? He, nuk e njeh ende besoj, eeeee, pavaresisht vilave identike tek shkembi, ngjitur b...me b...! E mor Miri mor Miri cte gjeti. Po jetet e njerzve qe iken nga veprime apo mosveprime te tuajat, nuk te dhimbsen? Jane jete njerzish te pafajshem ato more Miri, se nuk e paske ditur ose nuk denjon ta dish edhe sot. Zerat e tyre atje lart kerkojne drejtesi, kerkojne clirimin me pyetjen se perse ndodhi tragjwdia, cfare bera me shume ne te vetmen jete, se nje pune te ndershme, dhe cfare meritova qe ika ashtu. Eh mor Miri mor Miri. Qenesia me dredhi, me lepirje ne politike nuk te ben imun ndaj ligjit, jo ty, por askend. Mendoj se duhet te reflektosh. Keshtu more Miri.
PërgjigjuNjeri plehre qe perdorte dhe te motren per " pune".
PërgjigjuO medi gerdeci po 26 njerez te pa fajshem qe u vrane kush mban pergjegjesi.
PërgjigjuTe shohim sa do ndikoje ne "vetingun" e t'kunatit Celibash...
PërgjigjuJo vetem Celibashi i zgjedhjeve por edhe gruaja e Celibashit me brire, motra e Medihoxhes. Ajo qe u rrezua bashke me Olldashin kur ky i fundit vdiq. Edhe sot media hesht per ate skandal te fshehur nga opozita, pozita dhe shteti i rrenuar nga keta.
futeni brenda maskarane ,cfare i pafajshme thote fare e keqe
PërgjigjuHajde Fate, hiq kemben zvarre dhe per sypeshkaqenin qe i ka bere film dhe Hollivudi...
PërgjigjuTurp per SPAK dhe per qeverine dhe per ambasade amerikane meqe drejtojne reformen.Turp t'ju vije, ne djall edhe reforma.
PërgjigjuHahahahaha ke shum te drejte o tramp por ketu je ne qalbanistan ku I Forti shpeton gjithmone! Dolen me buje spak e ambasada Yuri Kim edhe un prisja si puna jote te pastroheshe ky vend por u ndot akoma me shum pervec fjaleve te bukura asgje nuk u be u kapen CA kriminele te rendomte edhe ato pa mbeshtetje politike se ato te tjeret Jan duke shikuar jeten ne lux te shfrenuar... Si perhere ky vedn nuk behet kurre me edhe per ja 20 vjet deri sa te shuhen lsi pd e ps edhe mbetjet qe e drejtojne...edhe ketij nuk ihyn gjemb ne kembe fare fare sepse Jan ber pazaret! Keshtu qe show per ne vazhdon... Llac mediatik edhe urra parties se endrrave uje e drita mos kerkoni Po te tjerat te gjitha...
U mbars mali,polli nje mi.Mos i rivrisni viktimat per se dyti.Me kete akuze qesharake ku denimi do konvertohet me pune ne komunitet eshte tallje me popullin e asaj zone.Perderisa nuk e fusni ne rjet sypeshkaqenin lereni dhe Mehdiun te kenaqet me Elin.
Përgjigju