Foto ilustruese

Fatos Çoçoli: Përse nuk jemi në bursën energjitike?

13 Shtator 2022, 16:17| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 16:27

  • Share

Çdonjëri prej nesh që dëshiron të shohë se sa është çmimi i energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare sot, datë 13 shtator 2023, mjafton të shkojë me celularin e tij në adresën: https://hudex.hu/en/market-data/power/daily-data#short-term. Në këtë adresë në internet, dalin çmimet e katër ditëve të fundit të bursës së energjisë elektrike të Budapestit, bursa ndërkombëtare më e afërt me ne, si në foton më poshtë.

Për katër ditët e fundit, çmimi në baseload(kohën bazë), ose çmimi mesatar i 24 orëve, ishte më datën 10 shtator 404 euro/megavat-ore, më datën 11 shtator 392 euro, me 12 shtator 436 euro dhe sot 449 euro. Në tregun jashtë bursës, çmimi është më i lartë, ndoshta edhe 100 euro më i lartë, pra 549 ose 550 euro. Të supozojme(dhe kjo ndodh shpesh ditët e fundit), se pikërisht sot, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare(KESH)  duhet të dalë në treg dhe të blejë një sasi energjie nga importi, për tetë ditët e ardhshme. Deri tani, KESH ka qenë e detyruar të dalë në tregun rajonal jashtë bursës. Po pse?

Rregjistrimi në bursë, mision i pamundur

Po të provojë të rregjistrohet në Bursën e Budapestit, për të përfituar nga çmimet më të ulura që aplikohen atje, Korporata  do të provojë ndjesinë e një mirazhi. Në fakt, çmimet më të ulura atje janë si një mirazh, si të jesh në shkretërirë dhe të të duket nga larg një oaz me palma dhe i mbushur me ujë. Dhe ti vrapon të pish ujë, por gjen vetëm rërë. Nëse KESH anëtarësohet në Bursën e Budapestit, përballet me pesë mangësi dhe kosto shumë të mëdha.

Së pari, duhet të ngrijë 60-70 milionë euro si garanci, në kohën kur paratë Buxhetit të Shtetit i duhen më shumë se kurrë tani, pak muaj përpara dimrit, për të blere energji. Së dyti, të gjithë energjinë që si e kuotuar(rregjistruar) në bursë, ti si kompani e blen me kontrata “futures”(pra, për javët, muajt, tremujorët apo për vitin e ardhshëm), ti duhet ta parapaguash.

Pra, në rast se na duhen, të themi 500 mijë megavat-orë për muajt dhjetor 2022-shkurt 2023 dhe në Bursën e Budapestit e gjejmë me 450 euro megavati, pra 100 euro më pak se çmimi i sotëm jashtë burse, do na duhet menjëherë të paguajmë 225 milionë euro dhe këto para t’i qajmë, në rast se, së treti, nuk sigurojmë mjetet e duhura të transmetimit, transportit të kësaj energjie, aty ku është prodhuesi dhe ku brokeri i Bursës së Budapestit na e ka gjetur furnizimin, per ne Shqiperi.

Mjetet e duhura të transportit të energjisë, në këtë situatë të sotme të krizës energjitike në Evropë, janë shumë të vështira për t’u gjetur. Gati të pamundura. Pra, “taksitë” për “pasagjerët” e siguruar nga Bursa e Budapestit, domethenë energjinë që brokeri i saj ta gjen me çmimin 100 euro më të lirë për tre muaj.

Dhe në rast se, për shembull, brenda një jave që është kushti i kontratës në burse, ti si kompani apo shtet, nuk i ke gjetur “taksitë”(pikat e distribucionit të energjisë, aksesin për ta transmetuar këtë energji në Evropë, etj.), pra nuk je në gjendje të sjellësh energjinë e kontraktuar në Shqipëri. Nga kjo, të 225 milionë eurot e tua të parapaguara të humbasin dhe kontrata i kalon një kompanie tjetër në bursë(këto kompani quhen “çakenjtë e bursës”), e cila e përfiton kontratën pa shpenzimet e transmetimit.

Tabela 1. Pesë arësyet pse nuk jemi në bursën e energjisë

Qeveria i ka dhënë mundësi KESH të dalë në tregun ndërkombëtar dhe të bëjë zgjedhjet e duhura për të blerë energji. Vërtet, pse nuk anëtarësohemi në bursën më të afërt ndërkombëtare, atë të Budapestit (https://hudex.hu/en/)?

* Me blerjet që KESH bën nga operatorë privatë jashtë bursave ndërkombëtare, pagesa kryhet pasi ka arritur sasia e importuar e energjisë në Shqipëri dhe i gjithë rreziku i transmetimit të energjisë deri këtu, mbahet nga shitësi privat i energjisë.

Së katërti, kompanitë që pranohen në bursë duhet të kenë një bilanc pagesash(në gjuhën teknike “cashflow”) pozitiv në tre vitet e fundit të aktivitetit të tyre. Gjë të cilën KESH nuk e ka. Së pesti, sipas kontratës së kuotimit në Bursën e Budapestit(si në çdo bursë tjetër ndërkombëtare të energjisë), ti si kompani e rregjistruar në bursë, duhet të kesh të siguruar “rrjetin” tënd fiks të transmetimit të energjisë deri në Shqipëri. Pra, të hapësh në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë filiale me të paktën pesë punonjës dhe me gjendje parash për aktivitet të sigurtë, që të mundësh ta transmetosh energjinë nga “dispeçeri” yt, nëse lidhet një kontratë në bursë. Kjo kërkon shpenzime shtesë dhe, nëse përfshijmë edhe pagesën e brokerit të bursës, energjia që do të blenim sot për tre muajt dhjetor 2022-shkurt 2023 në Bursën e Budapestit, na shkon nga 450 euro megavati në 620 euro megavati, me të gjitha shpenzimet shtesë dhe ngrirjet e dhjetëra miliona eurove para të taksapaguesve shqiptarë! Për të mos folur për rrezikun e madh që marrim mbi supe, nëse nuk arrijmë në kohë të sjellim energjinë deri në Shqipëri.

Prandaj dhe KESH është e detyruar të zgjedhë kontraktorë për blerjen e energjisë, jashtë bursave ndërkombëtare. Nga ana tjetër, me këta kontraktorë, edhe pse çmimi në dukje është më i lartë, KESH u kalon të gjithë përgjegjësinë e transmetimit të energjisë deri në Shqipëri, me kostot përkatëse. Nëse kontraktori nuk e sjell energjinë në Shqipëri brënda kushteve të kontratës dhe në kohën e përcaktuar në kontratë, paratë që ai ka parapaguar për energjinë që do të shesë, i ngelen Shtetit Shqiptar. Por deri tani, në 55 blerjet e kryera nga KESH pas 1 janarit 2022 dhe mundësimit nga VKM nr. 620, për të dalë në tregun ndërkombëtar, kontraktorët kanë qenë seriozë dhe çdo kontratë është realizuar me korrektësi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2022 05:30

    Bursa e energjise eshte thike me dy tehe,mund t'a marresh energjine te lire,por mund te behesh preh i spekullimeve ne burse.Nje shembull konkret eshte rasti Californi-ENRON.Kam pare nje documentar shume interesant per ENRON-in dhe cfare i punonte Californise me sist.energjitik ne burse.ENRONI nje dite perfundoi //belly-up// dhe per shume numra e shkelje qe kishte bere drejtuesit e tij perfunduan ne burg,por me sist.penal te kalbur ne Shqiperi dhe ate te kontollit,ideja e hyrjes ne burse edhe pse realisht per 100 arsye e pamundur sipas jush,nuk mendoj se do te ishte e pershtatshme tani per tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?