Tre ditë më parë, u hap për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, i gjatë 21 km. Në pesë vitet e fundit, çdo muaj, me qindra mijëra automjete zbresin nga Rruga e Kombit, nëpër Thumanë, për në Aeroportin e Rinasit. Ose nga Tirana e Durrësi, përsëri përmes Thumanës, po për në Aeroportin e Rinasit.
Janë tre rrugë kombëtare që deri më 29 qershor 2024 të çonin në Rinas. Ajo qe vinte nga Rruga e Kombit dhe shkarkohej ne aksin Laç-Tirane, si dhe të dyja anet e autostrades Tirane-Durres, qe vinin nga Tirana dhe Durresi, e pastaj futeshin ne rrugen e ngushte per ne Rinas.
Te trija keto rruge te ngushta kombëtare te kategorisë C, ishin deri me 29 qershor 2024, më te ngarkuarat e vendit. Praktikisht perbenin nje gracke harxhimi kohe dhe karburanti per çdo qytetar qe shkonte me automjetin e vet per ne Aeroportin e Rinasit. E mbiquajtur Gracka e Rinasit!
Me trafikun e rënduar deri tani, qytetarët shpenzonin për çdo vajtje në Rinas me automjetet e tyre, të paktën 4-5 euro më shumë karburant për udhëtim.
Duke patur parasysh një trafik prej të paktën 300 mijë automjetesh në muaj, i bie një shpenzim shtesë për qytetarët, sido për ata që vinin nga Prishtina, nga Shkodra, nga Durrësi apo nga Tirana për në Rinas, prej të paktën 1.5 milionë euro në muaj. Në vit shkojnë 18 milionë euro. Pa llogaritur kohën më shumë të harxhuar, që edhe ajo kthehet në para.
Çfarë kursejmë me Thumanë-Kashar
Me autostradën Thumanë-Kashar, vërtet paguan 2.1 euro për kalim, por kursen të paktën 3 euro të tjera në karburant më pak, si dhe 2 euro kohë(ecën me shpejtësi 130 km për 21 km, ose kursen 20-25 minuta udhëtim).
Këto pesë euro kursim për makinë të kaluar në Thumanë-Kashar, bëjnë në vit të paktën 30 milionë euro më pak shpenzime nga qytetarët. Qofshin këta qytetarët tanë apo turistë të huaj.
I gjithë ky kursim shkon në të mirë të ekonomisë sonë, pasi këto para qytetarët i shpenzojnë më mirë për nevojat e tyre.
Thumanë-Kashar është autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, me parametrat e plotë të sigurisë së udhëtimit në BE. Ai i paraprin tre kantiereve të tjerë të ngjashëm që do nisin shpejt nga ndërtimi. Segmenteve rrugorë Thumanë-Milot, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë. Po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot-Balldren.
E ardhmja e Korridorit Blu në Shqipëri
Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, pa patur boshte rrugësh cilësore dhe të shpejta, që t’i shërbejnë asaj dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Dy janë boshtet që na shërbejnë si ne, ashtu dhe Bashkimit Evropian, që na do pjesë të tij. Korridori Blu që vjen nga Veriu dhe përfundon në Jug të vendit, si dhe Korridori i Tetë, që nis në Durrës dhe përfundon në Qafë Thanë, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Korridori Blu i duhet BE-së, sidomos për shërbimet për turizmin dhe zhvillimin rural të Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë, shteteve nga kalon.
Korridori Blu tek ne do t’i shërbejë drejtpërdrejt një transformimi të mëtejshëm ekonomik dhe social të vendit. Do ta bëjë Shqipërinë shumë më të aksesueshme nga pikëpamja turistike, përmes tokës, njëlloj si Kroacia, që këtë gjë e ka tashmë prej disa vitesh.
Thumanë-Kashar, së bashku me akset Kashar-Lekaj-Fier, Thumanë-Milot, Milot-Balldren dhe Balldren- Muriqan, plotësojnë trupin e Korridorit Blu në Shqipëri, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar.
Aksi Thumanë-Kashar lidh Veriun e vendit me Jugun, me shpejtësi deri në 130 km në orë. Kjo autostradë përfaqëson zgjidhjen europiane të fluksit të rënduar rrugor që kemi përjetuar këto vitet e fundit, për shkak të ngarkimit të rrugëve ekzistuese përreth Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.
Ne fakt ka ndotje mjedisi pasi makina duhet elektrike makina Tesla dhe BMw ! Ore ajo rruge duhet te behet nga Shkoder - Vlore me 12 korsi. Nga ju 2 Korsi paralel te hekurudhes ! Besoj ne mandatin e 2036 e ben edhe kete
Përgjigjupo pse leket e naftes qe harxhonin me shume qytetaret nuk quhen qe levizin ekonomine e vnedit...
PërgjigjuTi Fatos Cocoli je me rilindas se rilindasit Pa 430 milione euro kosto dhe 1.3 miliarde euro qe i foto B. Ulaj si quhen.
PërgjigjuKush ti tha ty këto kosto. Është nga rrugët me kosto më të ulët. Nuk është ndërtuar me taksat e popullit. E ka ndërtuar me lekët e veta të mara borxh nga bankat. Për ti kthyer lekët bankave ka vendos tarifën 210 lekë.