Fatos Nano vendos sot
për rrugën drejt presidencës

19 Prill 2012, 18:49| Përditesimi:

  • Share
TIRANË – Fatos Nano pritet të zyrtarizojë sot vendimin e tij për kandidat të mundshëm për presidentin e ri të Shqipërisë. Ish kryeministri socialist do të flasë sot në orën 21.00 i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla. Sikundër bën të ditur stafi i këtij emisionin, ish kryeministri i fundit socialist do të jetë në një intervistë të thellë me Sokol Ballën për shanset e zgjedhjes si president, votat e kujt do marrë dhe kandidat i kujt do shpallet. Raportet me treshen Rama Meta Berisha. Çfarë mendon ai se ndodhi në 21 janar dhe në 8 maj këtu në Tiranë. A është Shqipëria pranë një rotacioni politik? Cili është projekti i Nanos President, për një arbitër të rreptë, por jo konfliktual me palët? Dhe çfarë do bëjë Nano ne 2013, nëse edhe kësaj radhe shuhet shpresa e tij për President?

Këto janë disa prej pyetjeve të cilat Nano pritet tu përgjigjet sot në mbrëmje, në intervistën e parë pas shumë kohësh mungese në median shqiptare.

(aq/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?