Foto pas 21 janarit

Fatos Skeja që i ofroi para familjes së Hekuran Dedës në emër të Berishës pas 21 Janarit dëmshpërblehet nga Garda 

27 Mars 2020, 12:29| Përditesimi: 27 Mars 2020, 12:40

  • Share

U akuzua publikisht nga familja e Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar 2011, se u kishte ofruar para dhe fotografinë e vrasësit të Hekuranit në këmbim të pranimit të Sali Berishës në ngushëllim në shtëpi si dhe u arrestua e dënua më pas për gjobëvënie 100 milionë lekë, por më në fund dëmshpërblehet për shkarkim të padrejtë nga Garda e Republikës.

Bëhet fjalë për Fatos Skejën, i lakuar në rrethet e mediatike edhe si ish-gardist pranë familjes Berisha, protagonist i lëvizjeve në prapaskenë pas vrasjeve të 21 Janarit 2011.

Pas ardhjes së socialistëve në pushtet, në tetor viti 2013, Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, shkarkoi nga detyra Fatos Skejën, si gardist në Gardën e Republikës.

Skeja i kërkoi gjykatës rrëzimin e këtij urdhri si dhe 24 paga, për zgjidhje të pajustifikuar të kontratës së punës, për shkelje të procedurës si dhe të afatit të njoftimit për vjetërsi në punë. 

Pesë vjet më vonë, në vitin 2018, rezulton se përmbaruesja Evelina Bekteshi, përfaqësuese Fatos Skejës ka marrë shumën 369,280 lekë nga Garda. Pagesa reflektohet në një raport i publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë të Shtetit për auditimin e Gardës së Republikës.

Shuma është dhënë në zbatim të vendimit Gjykatës së Apelit me nr. 2344, datë 02.11.017, në favor të Skejës. Pas vrasjeve të 21 Janarit, Hilmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar nga gardisti Agim Llupo sipas vendimeve gjyqësore, akuzoi Fatos Skejën se i kishte ofruar para në këmbim të pranimit të Sali Berishës për ngushëllim .

“Më 23 janar 2011, në orën 11:30 të natës, na erdhi në shtëpi, piu edhe kafe. La edhe një 10 mijë lekësh. Pasi doli në rrugë kërkoi të bisedonte me mua dhe me vëllain e madh. Ishte dhe vëllai i vogël aty.

Na premtoi një shumë lekësh: ‘Prisni Berishën. Pranoni Kryeministrin, pasi keni një shumë parash, që i kam mbajtur në valixhe dhe do ju tregoj fotografinë që ka qëlluar mbi Hekuranin”, ka deklaruar Hilmi Dedën.

Kjo deklaratë rëndoi më tej pozitat e Berishës në vrasjet e 21 Janarit, i cili ndryshonte çdo ditë alibitë dhe dëshmitë e tij publike, në varësi të detajeve dhe fakteve të reja rreth vrasjeve.

Pas këtyre deklarata, Fatos Skeja paditi Hilmi Dedën në gjykatë për shpifje. Gjykata e Shkallës së Parë e pranoi padinë dhe gjobiti Hilmi Dedën, i cili kishte humbur vëllanë në protestën e 21 Janarit.

Por, ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit. Me këtë vendim, në një farë mënyre, konfirmoi deklaratat se Hilmi Dedës si të vërteta. Ndërkaq, në vitin 2013, Fatos Skeja, do të bëhej protagonist i një tjetër ngjarje.

Ai u arrestua për gjobvënie prej 100 milionë lekëve biznesmenit shqiptaro-amerikan Ramazan Hima. Një vit më vonë, Fatos Skeja u dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për gjobvënie.

Komento

Komente

  • Vicidoli: 27/03/2020 16:30

    Rrnofte Birisha qe petgatiti kusfto si ky qe u mori jeten komunisteve te Edvin Mafise

    Përgjigju
  • peoples: 27/03/2020 14:52

    Ata do ti marin keto shperblime se gjykatat vazhdojne te jene vegla.Sali Berisha nuk shkulet dot.Ka bere 1000 te zeza dhe te gjithe i hane mutin,qe nga Edi Rama

    Përgjigju
  • Eri: 27/03/2020 13:08

    Shpresojme te mos kerkojne edhe Berisha dhe Basha demshperblim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?