Foto ilustruese

Faturat e turizmit dhe mashtruesit e lokaleve

24 Korrik 2018, 21:25| Përditesimi: 24 Korrik 2018, 21:27

  • Share

Si çdo verë, edhe sivjet po vijon postimi i faturave të kafeneve dhe restoranteve, që tregojnë çmime të larta. Padyshim që ka një debat për këtë, dhe nuk mugojnë ata që e komentojnë këtë si antireklamë për turizmin.

Por ka një zgjidhje të dashur miq. Kërkoni menunë para se të porosisni. Shikoni çmimet, nëse ua mban kërraba, porosini, nëse jo, ndërroni lokal. Kam qenë 2-3 vite më parë diku dhe kërkova të porosis: Kamarieri filloi të numërojë: peshk, mish, djathë të bardhë e të verdhë, patate e salcë, sallatë greke, sallatë italiane, sallatë ruse e kineze, sallatë fshati e qyteti, verë e birrë….
– Më sill menunë – i thashë.
– Po çe do mo, ja ti them unë çfarë ka.
– Menunë usta, të shikoj çmimet
– Epo nuk kemi menu, e themi përmendësh.
– Epo të fala pronarit pra. Po e hëngra, e hëngra, nuk e kthej mbrapsht më.

Ja kështu mund të ndëshkohen ata që abuzojnë. Nëse ua bëjmë kështu abuzuesve, konkurenca mes tyre do të bëjë të reflektojnë. Tekefundit, pasi të kemi parë çmimet, të mos ankohemi pasi e kemi “ngrënë”.

Komento

Komente

  • Limi: 23/08/2018 23:42

    DO TE SHTOJA QE MENUJA TE AFISHOHET NE HYRJE TE RESTORANTIT SI NE USA MANHATTATAN NYC KUSH E KA PASUR FATIN TA VIZITOJE PA MENU TE AFISHUAR TE DERA E LOKALIT ASNJERI NUK HYN BRENDA FLAS PER TURISTET

    Përgjigju
  • demi: 25/07/2018 20:58

    Qe ne jug nuk te japin menu kjo eshte nje kangrene dhe si pasoje populli e ha. Ketu fajin e ka shteti me istancat perkatese qe nuk i procedon keta plera. Shkrimi eshte i drejte prandaj ZGJOHU O SHTET disiplinoi keta hajdute sepse reagimet jane antireklame por jane reale. Ne gjith boten cmimet afishohe vetem ne Vlore e deri ne Sarande nuk njihen fare.

    Përgjigju
    • Neri: 26/07/2018 17:46

      Po mua personalisht në lokalet që kam qënë gjithmon ka pasur menu, mua më duket më shumë punë inati nga njerzit ngaqë kan rritur çmimet, pastaj më ka rastisje që 10 dit që kam qënë në jug i kanë ardhur 3 herë tatimet pastaj bashkia aku , inspektoriati teknik për gazin etj,he normalisht e çfryn dufin të në klientët

  • Ilo: 25/07/2018 10:08

    Mire e ke ti Tor po si ta besh me keta pocaqinjte leber te Vlores qe kur u kerkon menune te shohin si ti kesh share nga plaka,turp pa kurrfare respekti per klientin jo te pretendosh te te buzeqeshe apo te te thote nje fjale te embel.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 29/07/2018 09:33

      Ilo tu kthye motra ne shtepi pas takimit ne jahtin e miliarderit Rus apo jo ate shiko ti o shpi k***sh..kur flet ti qe del e shkruan erdhi p***oi e iku ,po ka palluarRusi ka p***r ty dhe shtepine tende o plehre,qe na del e na ben komente ketu si atdhedashes.

    • Arben: 27/07/2018 12:51

      1-Gjeja me thjeshte eshte kerkoj menune,ku eshte e qarte cmimi per cdo pjate qe do te hash.Atje ku nuk ka ose nuk ta japin menune eshte haptasi vjedhje.Mos bej polemika ,direkt largoju me nje "te faleminderit" 2-Instantsat qe jane vendosur per te kontrolluar ,per cdo konstatim mungese menuje te vendosin nje gjobe te majme dhe ne rast perseritje te mbyllet restoranti. Me dy gjera fare te thjeshte problemi zgjidhet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?