Përgjegjësi i Pikës Doganore të Gorricës dhe një punonjës, janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen se kanë favorizuar një person për të kaluar mallra kontrabandë në doganë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga kanë rënë përgjegjësi Julian Hanelli dhe punonjësi Petrika Mano.
Mësohet se Hanelli dhe Mano nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip ‘Sharon’ i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut, duke favorizuar kështu transportuesin pa i kryer procedurat doganore.
Drejtuesi i mjetit, Vasil Nasto i cili po transportonte mallin kontrabandë, u ndalua nga policia në aksin rrugor Gorrizë-Zvezdë. Tre të arrestuarit mësohet se ndodhen aktualisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku po merren në pyetje nga autoritetet.
Ende nuk dihet saktësisht sasia e mallit që ka hyrë kontrabandë në vendin tonë pa kryer procedurat doganore nga Hanelli dhe Mano.
Petrika e kishe bo boz goricen sa fillove te ulesh pazaret sa jane merzitur edhe Shef Aurreli me Drejtorin e Kapeshtices HERKULIN qe ju prishe pazaret se ata i lejojne me kamiona ndersa ti me Sharona e cove nje Sharon 200 euro kurse Drejtor HERKULI e ka 5000 euro kamionin.
Përgjigju