Vijon përplasja mes dy federatave të futbollit, asaj së Kosovës dhe së Shqipërisë. Për federatën kosovare, Federata Shqiptare e Futbollit ka kaluar në një nivel tjetër “të grabitjes” së lojtarëve kosovarë. Deri më tani bëhej fjalë për lojtarët e pavendosur kosovarë , ata që nuk kishin luajtur me asnjë përfaqësuese.
Por, së fundmi, FSHF ka nisur të kërkojë përforcime brenda strukturës së përfaqësueses së Kosovës. Më konkretisht, po kërkon kapitenin e Përfaqësueses U21 të Kosovës, Ardian Ismajli, që aktivizohet te Hajduku i Splitit. Kjo konfirmohet gjerësisht nga të gjitha palët, ndonëse secila ka versionin e vet, të kundërt me tjetrin.
Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së thotë se FSHF-ja e ka kontaktuar në lidhje me Ismajlin dhe i ka thënë se lojtari ka shprehur vetë dëshirën të luajë me Shqipërinë. Sipas Salihut, ligjërisht nuk është e drejtë. Ndërkohë, vetë lojtari mohon se ka shprehur dëshirën të luajë me Shqipërinë. Sipas tij, ai është kontaktuar menjëherë pasi Kosova U-21 ndali në barazim Gjermaninë (U-21) në kuadër të eliminatoreve për Europian.
Ismajli nuk tha nëse do të shkojë apo jo te Shqipëria, por tregoi se ende mban inatin për trajtimin kur përfaqësuesja A udhëhiqej nga Albert Bunjaki. Ndërkohë, trajneri i ri i Kosovës, Bernard Shalandes, ka thënë se Ismajli është në planet e tij për ndeshjet e verës dhe vjeshtës. Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë edhe formë e presionit nga ana e lojtarit për të arritur më shpejt në përfaqësuesen A të Kosovës.
Kjo nuk eshte grabitje zoteri por deshira e lojtarve per te luartur me shqiperin sepse ju deri dje nuk kishit squader
Përgjigju