Një burrë nga Kalifornia, SHBA i cili u kap në videon e regjistruar nga fëmija i tij 9-vjeçar duke rrahur brutalisht gruan e tij para fëmijëve të tyre, është dënuar me katër vite burg.
Dënimi i Miguel Lazaro-Castillo-s erdhi nga një incident që ndodhi më 9 tetor pak para orës 2 të mëngjesit kur Departamenti i Sherifit të Qarkut Yuba mori një telefonatë në 911 nga një prej fëmijëve të Lazaro-Castillo.
“Kur deputetët arritën gjashtë minuta më vonë, ata gjetën gruan e Lazaro-Castillo-s të shtrirë me fytyrë përtokë, e rrethuar nga peceta me gjak. Lazaro-Castillo ishte ulur sipër saj dhe tre fëmijët e tyre të mitur, 15, 14 dhe 9 vjeç, ishin gjithashtu të pranishëm”, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut Yuba.
Lazaro-Castillo fillimisht mohoi të kishte goditur gruan e tij dhe pretendoi se nuk e kishte idenë se nga kishte ardhur i gjithë gjaku kur policia mbërriti në vendngjarje, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, nuk u desh shumë kohë që deputetët të zbulonin se fëmija i tij më i vogël e kishte filmuar sulmin në një video që zgjati më shumë se gjashtë minuta. Videoja zgjati më shumë se gjashtë minuta dhe tregoi Lazaro-Castillo duke goditur vazhdimisht gruan e tij në kokë dhe fytyrë. Një nga fëmijët u përpoq të mbronte nënën e tij, duke e mbrojtur me duar. Lazaro-Castillo e goditi fëmijën në këmbë dhe vazhdoi të sulmonte gruan e tij.
Lazaro-Castillo, gruaja e tij dhe një nga fëmijët e mitur ishin të dehur në momentin e ngjarjes sipas prokurorisë së rrethit. Zëvendës Sherifi i Qarkut Yuba, Bonifacio Paredes i vendosi fëmijët në paraburgim mbrojtës dhe arrestoi Lazaro-Castillo në kohën e incidentit.