Fëmijët në Rinas nuk kanë shkuar sërish në shkollë, pasi prindërit e tyre po protestojnë, sepse rruga u kthye me një sens lëvizje. Madje dhe ato që e kanë afër, nuk kanë shkuar në shkollë. Për Report Tv një prind, u shpreh se vajza e tij në klasë të parë nuk ka shkuar në shkollë, sepse shoqet nuk kanë ardhur në mësim.
‘Në klasë të parë, nuk ka shkuar në shkollë pasi, nuk i kanë shkuar shoqet në shkollë. Vijnë me furgonin e lagjes, nuk ka rrugë, vetëm kjo pjesë këtu është që i kanë në lagje.’- tha prindi i saj.
Lajmi kryesor:
Nxënësit në Rinas sërish pa mësim, në shkollë vetëm 6 prej tyre! Mësuesit: Vijnë vetëm ata që janë afër! Vëzhgimi i Report Tv, fëmijët detyrohen të kalojnë mes makinave në rrugën pa trotuar
M.Q./ReportTv.al