‘Fëmijët po i varfëron bota dixhitale’, artistja nga Fieri ndan shqetësimin: Çdo gjë po i serviret gati

28 Prill 2023, 18:10| Përditesimi: 28 Prill 2023, 18:18

  • Share

Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Itali, dashuria e riktheu në Fier, aty ku ka krijuar familjen dhe ka gjetur ngrohtësinë që të ofron vendlindja. Vitjola Stefani është ndër artistet që të mahnit me punimet e saj.

Mëngjeset e saj janë të vrullshme, nuk shpenzon shumë kohë për tu bërë gati pasi flokët kaçurrela dhe sytë e shkruar ia kanë lehtësuar këtë pjesë. Vëmendjen ta merr një gërshet i gjatë, që nuk është në proporcion me modelin e flokëve, por ka një domethënie të trishtë.

“Ishte loja ime dhe e babit tim pasi kur donte të më ngacmonte, acaronte, më tërhiqte gjithmonë vëmendjen me gërshetin. Duke qënë që covidi e mori si shumë shqiptarë të tjerë, ky është një kujtim shumë i ëmbël, të cilin unë sot vazhdoj ta luaj vetëm", tregon Vitjola për emisionin "Një nga ne", ndërsa sytë i mbushen me lot.

Ditët ndërthuren me njëra tjetrën. Puna në administratë, ndoshta në dukje si një punë zyre dhe e kornizuar, nuk është aspak e tillë. Punon si inspektore arti pranë drejtorisë së artit dhe kulturës, një punë që e lidh me fëmijët, artin dhe shkollat.  Kurset me fëmijët nga ana tjetër mbeten qershia mbi tortë.

"Më pëlqejnë klasat me nxënësit, fëmijët janë shumë paqësorë dhe janë ato ditët që ti merr atë relaksin tënd. Më ka lidhur puna me fëmijë që janë shumë të talentuar dhe kanë goxha potencial të mirë artistik.

Kur i vë në natyrë kanë vështirësi sepse janë mësuar që ta shikojnë diku, sidomos në kompjuter dhe ta sjellin. Besoj që bota dixhitale po i varfëron mendërisht sepse çdo gjë ia servir gati dhe ata nuk e lodhin imagjinatën", thotë më tej.

Ndërkohë, studioja është ambienti ku shpenzon pasditen dhe mbrëmjen pasi ora nuk ndihet kur është duke krijuar. E frymëzon më së shumti ndjenja e dashurisë, fëmijët, natyra. Që prej 2016 hodhi hapat e para në filxhan, pjatanca dhe asnjë punim nuk i ngjan tjetrit duke bërë që secili nga klientët e saj të ketë diçka unike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?