Report Tv ka qenë ditën e sotme në shkollën "Udha e Shkronjave", së cilës iu hoq licenca pasi mori vendim pa një urdhër nga ministria për t'u mbyllur për shkak të koronavirusit. Në godinë, ditën e sotme ka pasur punonjës, por kanë refuzuar të flasin për gazetarin Arsen Rusta. Ndërkohë, pranë kësaj shkollë private, është shkolla e Kuqe shtetërore, e cila ditën e sotme ka bijuar mësimin normalisht. Report Tv ka pyetur disa qytetarë, të cilët duket se nuk janë aspak të shqetësuar apo të frikësuar nga koronavirusi, ndonëse kjo ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit.
"Jetë normale, normale nuk kam asnjë shqetësim", tha një e moshuar. Nga ana tjetër, edhe një nxënës ka treguar se mësimi ka vijuar si të gjithë ditët e tjera dhe se fjalën "koronavirus" sot nuk e kishte dëgjuar. "Jo, çdo gjë ishte normale", tha nxënësi.
Lajmi kryesor:
Mbyllën shkollën nga frika e koronavirusit/ Ministria i hoqi licencën, shkolla private sfidon Shahinin: Nesër rifillojmë mësimin
B.K.//ReportTv.al