Një vit pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, në drejtësinë shqiptare ka nisur një valë e re largimesh nga sistemi. Arsyeja e deklaruar e largimeve është mbushja e moshës për pension. Por, nëse më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka votuar në shumë raste për shtyrjen e daljes në pension të gjyqtarëve, sigurisht me vullnetin e tyre, javët e fundit, gjyqtarët po dalin me nxitim në pension.
Madje, për shkak të subjekteve të shumtë, të cilët po nxitojnë për të dalë në pension, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, me vendimin nr. 16, datë 26.02.2019, ka vendosur të ngrejë një trupë të posaçme gjykuese, të përbërë nga komisionerët Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja, për të deklaruar ndërprerjen e Vetingut për secilin rast. Në harkun kohor të një jave, konkretisht nga data 21.03.2019-28.03.2019, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e Vetingut për 10 gjyqtarë dhe dy prokurorë, për shkak të mbushjes së moshës për pension. Ndërkaq, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në datën 28 shkurt të këtij viti, ka deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të dy gjyqtarëve, një nga të cilët ishte kryetar i Gjykatës së Dibrës. Pra, nga fundi i muajt shkurt deri në fund të muajit mars, kanë dalë në pension 14 subjekte.
Pasojat
Kjo lëvizje, sigurisht e bazuar në ligje, thellon më tej krizën e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë dhe pamundësinë për të emëruar prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, të paktën brenda pesë viteve të ardhshme. Neni 35 i ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon që kandidati për t’u emëruar gjyqtar apo prokuror duhet të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, në formimin fillestar, me të paktën 70 për qind të pikëve maksimale të mundshme. Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë trevjeçare. Ndërkaq, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë caktuar një numër të kufizuar kandidatësh, të cilët do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për t’u bërë më pas gjyqtarë dhe prokurorë, edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara të Shkollës së Magjistraturës.
Vala e re
Një vit pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë nga organet e Vetingut, në drejtësinë shqiptare ka nisur një valë e re largimesh nga sistemi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Pasojat
Kjo lëvizje, sigurisht e bazuar në ligje, thellon më tej krizën e vendeve vakante në sistemin e drejtësisë dhe pamundësinë për të emëruar prokurorët dhe gjyqtarët e rinj, të paktën brenda pesë viteve të ardhshme
Gjyqtarët dhe prokurorët për të cilët ndërpritet Vetingu për shkak të daljes në pension
Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Zamir Poda, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Fiqirete Mullaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për prokurorin në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Petrit Qerimi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 27.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Nazmie Pengili, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 27.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Agim Ferizaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 26.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Drita Velia, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 26.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Myriban Mullaj, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 25.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Granit Qypi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 25.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Gjinovefa Gaba, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 21.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për gjyqtarin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Fejzo Hysi, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 21.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Përparim Hasa, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Më datë 28.03.2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi të deklaronte të përfunduar procesin e rivlerësimit për prokurorin në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, Ylli Dhimitri, për shkak të mbushjes së moshës për pension.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendim Nr. 39 datë 28.02.2019, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension, të Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendim Nr. 39 datë 28.02.2019 vendim nr. 40 datë 28.02.2019, ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension, të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, H. V.