Fermerët e Devollit hodhën prodhimin në kanal dhe prenë pemët e mollëve! Justifikimi i Drejtorit të Bujqësisë Korçë: S'kishin cilësi! Nuk do shiteshin në treg

28 Shkurt 2023, 10:32| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 11:06

  • Share

Drejtori i Bujqësisë në Korçë Vullnet Gjolla, ka folur mbi situatën e krijuar prej hedhjes së mollëve në kanalet prodhuese dhe lumenjtë në Devoll. Ai ka pranuar se disa fermerë kanë prerë pemët e mollës, të cilat janë më të vjetra se 20 vjet dhe nuk japin më prodhim cilësor. Ndërkohë për varitetet e prera, ai shtoi se nuk i kërkon tregu, teksa shtoi se këto pemë do të zëvendësohen me fidanë të rinj dhe varjitete të cilat kerkohen.  

Për sasinë e pashitur të mollëve e cila ndodhet në figoriferë, Gjolla tha se është 20-25% e sasisë së pashitur, pjesa tjetër është shitur prej muajsh. Mollët e hedhura nga fermerët për Vullnet Gjollën, ishin mollë jashtë standardit, ose mollë të cilat janë dëmtuar nga kushtet e motit, si ngricat dhe breshëri. Sipas tij, kjo cilësi është e pamundur të shitet në treg.  

Sasia e hedhur edhe pse është e vogël sipas tij, ka një ndikim negativ tek fermerët, sepse dhe çmimi për këtë cilësi produkti ka qenë shumë e ulët.

Komento

Komente

  • muter: 28/02/2023 19:40

    Ore dykembesha te qoftelargut, po si s'ju dridhet dora qe te hidhni fruta e me e tmerrshmja te priten peme. Edhe sikur te mos jene cilesore, frutat mund te perpunohen e mund te behen rreçel, prevede, komposto, leng frutash, si dhe ne fund, uthull dhe te dobtat fare mund te shkojne per ushqim bagetish e derrash. Nuk Hidhet Asgje ... ASGJE... As bishtat e tyre, o zgjebarake te nemur... Bij te shejtanit me brire.

    Përgjigju
  • reiz: 28/02/2023 14:27

    Eshte nje turp qe perseritet cdo vit, perse nuk krijohet nje ministrei apo drejtori qe te meret me tregetine e jashteme gje qe do tju siguroi fermereve shitjen e sigure, ne kete drejtim vendi yne e ka nje pervoje se para viteve 90 speci, domatja, kastraveci e plot te tjera shkonin ne gjith Evropen. Nuk eshte logjike thenia e organeve qe i hodhem se ishin jashte stamdartit por duke i mbajtur stok sigurisht qe do te prishen.

    Përgjigju
  • tani: 28/02/2023 11:49

    beni nje fabrike per prodhim lengjesh,,kompostoje,,,receli dhe marmalate,,,qe mollet te mos hidhen....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?