Kronikë

Fermerët e Roskovecit ngrihen në protestë: Na mashtruan, fara të skaduara! Prodhojnë domate të prishura

25 Shtator 2021, 14:00| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 14:16

  • Share

Fermerët e Roskovecit në Fier, të revoltuar për dështimin e prodhimit të domates kanë protestuar këtë të shtunë. Të revoltuar me humbjen e madhe fermerët kanë protestuar duke akuzuar për dëmin firmat që shesin farat e domateve. Sipas tyre ata janë mashtruar me fara të skaduara.

‘Jemi të falimentuar na kanë vajtur shpenzimet katër milion lekë për dynym.’- tha një fermer.

Ankesa e fermerëve të Myzeqesë ka mbërritur deri tek Ministria e Bujqësisë me kompanitë shesin fidanët duke veçuar se ata kanë prova dhe fakte për akuzat.

‘Na  kane mashtruar pasi na kane dhe fidane te shtrydhura si dhe ilaçe te skaduar. Ku do ta gjejmë të drejtën, ta kërkojë shteti këtë të drejtë. Fidanët janë të licensuar, kryeministri ka prerë shirit atje kur morëm fidanin. Si i jep këto fidanë p asnjë kupon tatimor, si e kontrollon ky shtet këtë. Nuk të japin një kupon. Në gjithë pikat lëviz e njëjta gjë. Arbër Gjika’, që ka marrë dhe fondin e AZHBR-së. Jemi ankuar, ta ndjekë shteti këtë muhabet!’- tha një tjetër.

Janë 399 fermerë të këtyre zonave që kanë humbur prodhimin e investuar duke i rrënuar ata. Kultivimi i domates në fusha bëhet kryesisht përmes fidanit të marrë nga serat, ndërsa distancat e mbjelljes varen edhe nga prodhimi dhe periudha e parashikuar. Por sikur se duket këtë shtator, domatet që do duhej të dilnin në prodhim janë hedhur fusha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/09/2021 00:49

    Hera e pare qe degjoj fidane te shtrydhur,apo fara te skaduara qe prodhokan domate te prishura!! Une per vete kur mbjell domate,i mbjell per qejf ne kopeshtin e shtepise.Megjithese fidane e farat shiten ne supermarkete dhe nuk jane te shtrenjta (farat shiten 1-2 $ zarfi dhe ka shume fara ne te),une nuk i ble.Sa here qe ha domate dhe me pelqen shija e tyre,i mbledh nje pjese te farave ne peceta letre dhe i thaj ne dritare ne Diell,kur vjen koha, letrat me farat e thara ne to te ngjitura, i copetoj dhe i mbjell ne mini-vazo dhe kur domatet mbijne e behen me 2-6 gjethe i rimbjell ne kopesht.Praktikisht nuk me kushtojne asgje dhe marr goxha prodhim.Ketu ku jetoj, njerezit e kane qejf kultivimin e domateve;kush mbjell ne vazo,kush mbjell ne oborre.Megjithese marjuana ketu eshte e legalizuar te mbillet,njerezit preferojne me mire te mbjellin perime dhe u dedikohen me te njejtin pasion qe shqipot i dedikohen kanabisit ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?