Tirana po bëhet gati për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Për herë të parë, në kryeqytetin shqiptar do të mbahet, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor” në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kryeministri Edi Rama shkruan se shqiptarët nga e gjithë diaspora do të bashkohen në këtë paradë.
“Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin "Folk Fest", ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”, shkruan Rama.
Më pas do të zhvillohet koncerti "Folk Fest". Erion Veliaj u bën thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në këtë koncert të madh festiv në sheshin “Skënderbej”, më 28 nëntor ora 20:30, ku do të bëhen bashkë dhe grupe artistike nga treva të ndryshme të vendit.
“Pas Paradës së Shqiptarëve, më 28 Nëntor, do të kemi mundësinë të shijojmë së bashku koncertin "Folk Fest", ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët. Sheshi Skënderbej. 20:30 Mos mungoni!”; shkruan Veliaj.
Për herë të parë vjen në kryeqytetin shqiptar, “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor në bashkëpunim me “Albanian Roots”.