Kryeministri Rama u kujdes që tu ofronte vetë gazetarëve nga një pije në hollin e pallatit të Kongreseve ku mbrëmjen e sotme po zhvillohet festa e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Shfletoni fotogalerinë me fotot nga momentet e festës. Fotot janë shkrepur nga LSA
Në fjalimin e tij që zgjati për gati një orë Rama tha se ndihet krenar që PS është e vetmja parti shqiptare që votohet më shumë nga gratë sesa nga burrat dhe kërkoi angazhim për të rritur edhe më shumë pjesëmarrjen e tyre jo vetëm në politikë por në jetën administrative dhe shoqërore
"Vota e gruas, është vota e asaj pa të cilën shtëpia bëhet rrëmujë, pastërtia vihet në pikëpyetje, ushqimi bashkë me natën ftohen. Këtë nuk e them vetëm për votën që kam marrë nga gruaja ime, jo si kryetar partie, por si burrë që falë gruas më në fund u bë edhe me shtëpi, por e them sepse besoj që sa më shumë politika në këtë vend të marrë nga ndjeshmëria e nënave, nga përkushtimi i grave, nga ndjeshmëria e motrave, aq më mirë do të jetë për tiparet e saj që janë kaq rëndom, egërsisht burrërore e mbi të gjitha besoj se ekuilibrimi gjinor i jetës së një vendi dhe të këtij vendi në mënyrë të veçantë është një domosdoshmëri për zhvillimin e tij të qëndrueshëm.
Edhe pse kemi ende shumë rrugë për të bërë, boshllëqe për të mbushur edhe të meta për të adresuar, drejtimi është ky dhe unë jam shumë krenar e ne udhët të jemi shumë krenar që të gjithë së bashku që po të kthejmë kokën nga e nisëm përpjekjen për të rritur progresivisht pjesëmarrjen e grave jo vetëm në politikë por në jetën administrative dhe shoqërore, kemi bërë hapa kolosalë falë Partisë Socialiste të Shqipërisë."
Lajmi kryesor:
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
S.G/ReportTv.al