Festat e fundvitit, qeveria u paguan dietat ushqimore policëve për vitin 2023! Zjarrfikësit 1 pagë shpërblim, dy për ata që luftuan zjarret në Greqi

20 Dhjetor 2023, 13:17| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 15:20

  • Share

Për herë të parë punonjësve të policisë së shtetit do u paguhet trajtimi ushqimor.

Qeveria miratoi vendimin për të shlyer pagesën e trajtimit ushqimor për çdo punonjës të policisë së shtetit përgjatë kohës së ushtrimit të detyrës së tij gjatë orarit të punës dhe angazhimit të tyre në misione, operacione apo përballimin e situatave të emergjencave civile.

Trajtimi ushqimor ishte një e drejtë e parashikuar në ligjin për policinë e shtetit por nuk ishte zbatuar, dhe tani do ta marrin si fond që do u transferohet në llogaritë bankare 

Janë 9 964 punonjës policie që do të përfitojnë. 

‘Në rastin e 22 ditë pune në muaj, çdo punonjës policie i shtetit do të marrë një pagesë për një vakt ushqimor që nëse do e përllogarisnim shkon në një pagesë prej 118 mijë lekë të reja. Që është detyrimi për vitin 2023.    

Balla premton se ndryshe nga ky vit, kur detyrimi iu dha në fund të vitit në 2024 detyrimi do të jepet periodikisht

“Kemi dashur ta bënim më herët, por tanimë për shkak të rritjes së të ardhurave, forcimit të ekonomisë. Duhet të jemi krenar se shumë thonë që është forcuar leku që ndodh për shkak të forcimit të ekonomisë. E vërteta është se në këto kushte të kemi mundësinë që ky shpërblim për shkak të mungesës së pagesës për gjatë vitit 2023, në vitin 2024 do të jetë politikë. Nuk do të presim si jemi me të ardhurat për ta zbatuar këtë politikë por do ta zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme.

Brenda javës ministri i Brendshëm njoftoi mbylljen e një marrëveshje me disa supermarkete me qëllim që policët të blejnë ushqimet bazë me çmim më të ulët

 Po përmbyllim një marrëveshje me rrjetin e supermarketeve që shesin mallra bazë ushqimore në mënyrë që punonjësit e policisë së shtetit të kenë përfitime dhe lehtësim të çmimeve ku ata do të blejnë me kartë banke. Me një rrjet supermarketesh dyqanesh do të nënshkruajmë një marrëveshje ku të ketë një  ulje 10- 15%, në negociatë kjo

Po kështu zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore për festat e fundvitit, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve verën që lamë pas në Greqi do të kenë shpërblim dy paga shtesë

"Dua të nënvizoj që të gjithë zjarrfikësit shqiptarë të angazhuar për ti ardhur në ndihmë shtetit grek për tu përballur me situatën e vështirë të zjarreve gjatë kësaj vere për ta shpërblimi do të jetë dy paga mujore" tha  ministri i Brendshëm, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Fondi pritet ti kalohet të gjithë bashkive para natës së Vitit të Ri. 

Ora 14:29
Inceneratorët/ Balla: Berisha e Meta në hall për vete, duan të largojnë vëmendjen

 

Në një prononcim për median pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti të njëjtin qëndrim si kryeministri Rama për projektet në tre bashki për riciklimin e mbetjeve, të cilat po e bëjnë vendin edhe më të pastër. Ndërsa sa I takon akuzave të Berishës dhe Metës tha se ata po e bëjnë për të tërhequr vëmendjen nga halli i tyre.

Ai falenderoi dhe kryetarin e bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja.

Pyetje: A i druhet qeveria një hetimi të mundshëm ndaj kryebashkiakut apo arrestimit të tij?

Taulant Balla: Mendoj që secili prej nesh që jeton në Tiranë e di fare mirë që cdo ditë mbetjet pranë cdo pallati tërhiqen nga kompanitë që kanë përdetyrë pastrimi. Të gjithë e kemi mësuar që mbetjet urbane duhen trajtuar domosdoshmërisht

Halli që i ka zënë ata që ju përmendët dhe përpjekja për të hequr vëmendjen nga halli i tyre dhe për tu marrë me hallin e të tjerëve nuk i jap përgjigje se nuk më takon, por sqaroj se janë dy gjëra të qarta: Nevoja për të trajtuar mbetjet është 1 dhe kush ka gabuar me procedurat është tjetër.

Për nevojën për trajtimin e mbetjeve dhe incenerimin e tyre, qoftë impianti në Elbasan, qoftë i Fierit që funksionon deri sot pjesa që ka të bëjë me landfilldin e shpresoj që të përmbyllet investimi brenda 6 mujorit të ardhshëm dhe pjesa tjetër e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë. 

Gjej rastin të falenderoj kryetarin e bashkisë së Kavajës që bashkëpunon.

Nuk marr përsipër të bëj komentet sa i takon vendimmarrjes së SPAK apo GJKKO-së pasi në këtë vend reforma në drejtësi ndau njëherë e përgjithmonë kush bën drejtësi e kush bën zbatimin e politikave. Dua të garantoj se asnjë prej anëtarëve të Këshillit të ministrave nuk komenton këto vendimmarrje. Kush ka nevojë për tu fshehur dhe për të hedhur vëmendjen diku tjetër, e dinë cfarë hallesh e problematikash kanë.

Ora 13:25
Marrëveshja me Italinë për emigrantët në Kushtetuese, Balla: Shpreh bindjen se vlerësohet në një kohë të shkurtër që të fillojmë me zbatimin e marrëveshjes

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se marrëveshja me për emigrantët me Italinë është një shembull solidariteti që po merret si shembull edhe nga vende të tjera. Teksa opozita e ka çuar në Kushtetuese këtë marrëveshje, Balla tha se shpreh bindjen që gjykata do e vlerësojë brenda një kohe të shkurtër siç e parashikon ligji që të niset me zbatimin e marrëveshjes.

“Shembull solidariteti me qeverinë italiane, ky model po merret si shembull për tu zbatuar nga gjitha vendet e tjera anëtare apo ato që aspirojnë të bëhen anëtare të BE. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton, tu gëzohesh vetëm përfitimeve që vijnë nga procesi. Duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi. Me këtë strategji morën përgjigje gjithë ata skeptik që e panë si marrëveshje në një farë mënyrë trajtimi Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Jemi vend partner, është transformuar duke u kthyer në Europën e Ballkanit. Shpreh bindjen se GJK do të vlerësojë në një kohë të shkurtër siç e ka kompetencë për të filluar zbatimin e marrëveshjes”, tha Balla.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/12/2023 02:53

    Zjarret kudo si ne Shqiperi,si ne Greqi njelloj jane,pse pagesat per zjarrefikesit nuk jane njelloj?!

    Përgjigju
  • Hapshuuuuu: 20/12/2023 14:29

    Ke harruar Neritan Nallbatin dhe grupin çiftelia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?