Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj

Politikë

Festat e Nëntorit, dorëhiqet Bedinaj nga Unioni Turistik për Jugun: Nuk e shndërrova dot Vlorën në kryeqytetin e festave, zgjedhjet e ardhshme në 22 nëntor

1 Dhjetor 2021, 21:40| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 21:50

  • Share

TIRANË- Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj ka dhënë dorëheqjen nga Shoqata “Unioni Turistik për Jugun”. Lajmin e konfirmuar ai vetë, teksa jep edhe arsyen e pse mori këtë vendim.

Ai thotë se shkak është mosarritja e transformimit të qytetit bregdetar si “kryeqytet i Shqipërisë në Nëntor”, e ndërsa njofton se zgjedhjet e reja do të mbahet në 22 nëntor. Bedinaj ishte në krye të kësaj shoqatë që në vitin 2009.  

"Në biznes kam drejtuar përherë me përgjegjësi, përgjegjësi ndaj atyre që më besojnë pra klientëve dhe përgjegjësi për ata që i quajmë familje dhe që janë stafi ynë. Por më shumë përgjegjësi për ata çfarë përfaqësoj që është biznesi dhe shtëpia e madhe, Vlora.  Gjithmonë kam qenë në pararojë të ndryshimit, kam kërkuar më të mirën , kam ndihmuar dhe jam përpjekur që turizmi në Vlorë të jetë si e meriton, elitar. Kam  qenë edhe kritik, si sot… kur kërkoj dhe besoj se me të drejtë duhet të kishim qenë destinacioni kryesor për festa. Por, marketing I përgjithshëm për qytetin, axhendën festive nuk eci njësoj as me përpjekjen tonë individuale si biznese dhe as me  promovimin e destinacionit që bënë qytete të tjera, më të vegjël se Vlora dhe më pak të lidhur me tematikën Historike. Meritonim të ishim të parët dhe sja dolëm . Për këtë ndihem fajtor që ne si biznese nuk investuam sa duhet, nuk kërkuam sa duhet nga bashkia, nuk arritëm të jemi kryeqyteti I Shqipërisë në Nëntor. Ndaj ,marr përgjegjësi të plotë dhe jap dorëheqjen nga kreu i shoqatës së Unionit Turistik për Jugun.

Shpresoj që për punët e parealizuara, për projektet e lëna në mes, për të treguar përgjegjshmëri për qytetin dhe atë çfarë përfaqësojnë, tju kem dhënë edhe të tjerëve një model,  si të largohesh denjësisht. Të tërhiqesh nuk është turp, turp është të dëmtosh me vetëdije e të mos pranosh të ikësh edhe kur nuk po bën asgjë.  Dorëheqja është nder!

Dorëheqja I është depozituar Unionit të Turizmit Shqiptar dhe anëtarësisë në Vlorë më 29 Nëntor, duke I hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri. Zgjedhjet e reja do të mbahen më 22 Dhjetor, ndaj ftoj miqtë e biznesit të kandidojnë", shkruan ai.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rroftë Vlora pa dhjarët: 04/12/2021 09:49

    Ketij dhjarit i duhet kontrolluar mire pasuria që nga fillimi se si e ka nisur me Hotel Regina, e njohim mire sa i afte eshte, e vetmja zotësi është bërja e ndonje rruge me mall... Shyqyr qe ike se po na jepje dhe leksione qytetarie ti copa e merdës.

    Përgjigju
  • Kadriu peshkut: 02/12/2021 08:47

    Po ky legeni do te na duket i civilizuar tani.Ik o mut bej ndonje rrug hashash andej dhe pastro mutin me hoteleri

    Përgjigju
  • Vlore: 01/12/2021 22:07

    Po shyqyr qe ike o fshatar.se vetem negativitet percjell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?