Foto nga sfilata

Festim Isufi, stilisti i parë shqiptar që prezanton koleksionin në 'Javën e Modës në Paris' (FOTO)

4 Mars 2020, 18:42| Përditesimi: 4 Mars 2020, 18:44

  • Share

Festim Isufi është stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris.

Kjo ndodhi në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre stilistët me të famshëm botëror.

Koleksioni i tij solli ngjyra të qiellit, kryesisht të lehta, modele fustanesh mbrëmjeje apo t përditshsme.

Sfilata u mbyll me fustanin magjepsës te nusërisë nën tingujt e këngës “Baresha” në kujtim të ikonës së muzikës sonë, Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptarë.

Përveç stilistëve të huaj, në sfilatën e Isufit ishte edhe Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi dhe bashkëshortja e tij Jeta Abazi Gashi.

Festim Isufi, stilisti i parë shqiptar që prezanton koleksionin në 'Javën e Modës në Paris'
10/12
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?