Lifestyle

Feta të thata portokalli me çokollatë/ Ëmbëlsirë e thjeshtë me tre përbërës, ja si mund ta përgatisni në kushte shtëpie

10 Prill 2021, 14:45| Përditesimi: 10 Prill 2021, 14:47

  • Share

Sabina Sherifi është e apasionuar pas recetave të thjeshta e të veçanta. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi se si mund të realizojmë një ëmbëlsirë të shëndetshme por edhe të thjeshtë, duke përdorur vetëm 3 përbërës:

Shurup portokalli

çokollatë e shkrirë

 3 portokaj

Ajo tregoi mënyrën se si mund ta përgatisni këtë ëmbëlsirë në kushte shtëpie. Fillimisht duhet të lani portokajt mirë:

“ Portokallet I fusim në ujë të nxehtë për 5 minuta, duke I vendosur sodë buke, më pas I kalojmë në ujë të ftohtë direkt, më pas e fërkojmë lëkurën e portokallit me pak kripë, në këtë mënyrë këto pastrohen nga dylli. Lëkura e portokallit përveç pesticideve ka dhe një cipë dylli që në fakt e ka edhe molla dhe duke e fërkuar me kripë, kjo cipa e dyllit i pastrohet. Konsumimi i lëkurës së portokallit pastron edhe mushkëritë nga substancat e marra nga ajri, nga ndotja dhe nga helmet. Kështu që me lëkurën e portokallit mund të bëjmë edhe çaj nëqoftëse I thajmë, dhe I ziejmë me një lugë gjelle me 250 ml litër ujë dhe t’I lëmë një orë në to” u shpreh ajo.

Hapi i dytë përfshin hedhjen e një shurupi portokalli në tigan që të ziejë ndërkohë që portokaj i presim në feta të holla:

“ Duhet të kemi parasysh që fetat të mos jenë shumë të trashanë mënyrë që të thahen sa më kollaj në furrë”

 Hapi i tretë:

“Marrim portokallet I vendosim tek ky shurupi që është duke zjerë. Ato duhet të ziejnë dy herë nga tre minuta”

Hapi katërt

“ I vendosim në furrë, i vendosim me një letër pjekje në mënyrë që të mos ngjisin  dhe i pjekim 60 deri në 90 minuta” tha ajo.

Më pas shkrijmë çokollatën dhe në të vendosim gjysmën e cdo fete portokalli, në mënyrë që cokollata të ngrijë i vendosim 5 minuta në frigorifer. Më pas mund t’i servirim me pije të ndryshme.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?