E kthyer në traditë prej 15 vitesh është zhvilluar në Fier ekspozita fotografike “Fokus Award 2024”. Nga 640 aplikantë, vetëm 195 prej tyre u bënë pjesë e garës nga 25 shtete të ndryshme të botës.
“Prek me sy” ishte tematika e edicionit të 15 të ekspozitës ndërkombëtare të zhvilluar në ambiente e Galerisë së Arteve “Vilson Kilica” në Fier.
Për organizatorët e ekspozitës, “Fokus Award” është një nga aktivitetet e jashtëzakonshme të përvitshëm që i shërben artistëve, ndërsa theksojnë se erdhi me një ndjeshmëri të thellë tek publiku e artdashësit.
“Dëshirojmë t’i shërbejmë sa më mirë fotografisë dhe t’i japim Shqipërisë një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar për fotografinë. Festivali përbëhet nga 5 kategori”, u shpreh Arben Alliaj, organizator.
“Që këtë radhë ishte një temë shumë e bukur, “prek me sy” dhe ata duhet të sillnin një lloj ndjeshmëri që lidhet me vështrimin e tyre fotografik e të brendshëm. Ndjeshmëria e fotografëve është shumë e thellë në këtë ekspozitë tematike”, tha Elton Koritari, kurator.
Fitues i këtij viti është artisti shqiptarë Ernest Baba me foton e tij...
Juria e “Fokus Award” ishte ndërkombëtare, ndërsa për çmimin e parë dhe të dytë artistët u shpërblyen me 1000 euro nga Bashkia Fier, kjo një pagesë simbolike e përvitshme.