Mihallaq Shqepa

Kronikë

Fier/ I humbur një javë më parë, gjendet trupi i pajetë i 72-vjeçarit në Seman

18 Korrik, 22:29| Përditesimi: 18 Korrik, 22:35

  • Share

Fier-Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur trupi i pajetë i 72- vjeçari Mihallaq Shqepa banues në Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Mësohet se i moshuari ishte shpallur në kërkim më 12 korrik 2025, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

'Fier/Informacion paraprak. Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i  shtetasit Mihallaq Shqepa, 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa', njoftoi sot policia. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?