Diversifikimi i prodhimeve e ka ndihmuar Kastriot Kanani për të qenë një nga fermerët e suksesshëm në Fier.
Në rrëfimin e tij nga fushat e mbjella, më shumë sesa fjalët, dëshiron të flasë puna. Kanani merret jo vetëm me blegtori e peshkim, por dhe me bujqësi.
Në Levan të Fierit ai ka kultivuar 1 ha e gjysmë domate fushe, ka mbjelle speca e patëllxhanë në katër dynym toke.
Thotë se prodhimi është i mbare në krahasim me vitin e kaluar, por të kënaqshme sipas tij janë edhe çmimet e tregtimit.
Së shpejti do të fillojë dhe korrjen e 20 ha toke me grurë të cilat i ka mbjellë me ndihmën e ministrisë së bujqësisë.
Megjithëse disa fermerë të zonës, raportuan pak javë më parë se prodhimi i grurit është dëmtuar nga moti dhe reshjet, Kanani thotë se është i kënaqur me të mbjellat e tij.