Arrestimi në Fier

Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi

7 Maj, 15:45| Përditesimi: 7 Maj, 16:00

  • Share

Fier - Një konflikt i çastit për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në Levan të Fierit. Policia bëri të mundur ndërhyrjen në kohë dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Ky shtetas është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin P. O., 35 vjeç dhe me disa shtetas të tjerë. Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin.     

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov. 

Pasi u mor njoftimi se disa persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, menjëherë u organizua puna për të shkuar në vendngjarje, pasi A.M., 25 vjeç pas një sherri të çastit me P.O., 35 vjeç dhe me disa persona të tjerë ka shkuar në banesë dhe ka marrë një armë kallashnikov me të cilën kanosi 35-vjeçarin.

'Ky shtetas është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin P. O., 35 vjeç dhe me disa shtetas të tjerë. Më pas, 25-vjeçari ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov me të cilën ka qëlluar për të kanosur 35-vjeçarin.     

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.', thotë njoftimi i policisë. 

Por policia ndërhyri në kohë dhe bëri të mundur kapjen e A.M., banues në Levan. Ndërkohë u sekuestrua edhe arma kallashnikov, ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar prokurorisë.

'Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".', thuhet më tej në njoftimin e policisë. 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?