Gianni Infantino

FIFA kërkon armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës, Infantino: Futbolli mundësi për paqe

15 Nëntor 2022, 10:46| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 11:54

  • Share

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të arrijnë marrëveshjen për armëpushimin gjatë Kupës së Botës (20 nëntor - 18 dhjetor). Numri një i futbollit botëror ka folur në samintin e G20 mes drejtuesve të vendeve më të industralizuara në Bali të Indonezisë. 

Infantino ka treguar se periudha e Botërorit në Katar është idealja për të gjetur marrëveshjen që do i jepte fund agresionit rus në Ukrainë që ka nisur prej 24 shkurtit të këtij viti. Për Infantinon futbolli ofron një "platformë unike" që të arrihet paqja, duke qenë se eventi do ndiqet nga 5 miliardë njerëz nëpërmjet televizionit. Italiani kërkon edhe investimin e liderve të G20 për të ndikuar te paqja në Ukrainë.

"Lutja ime për të gjithë ju është që të mbani armëpushim për një muaj, aq sa zgjat Kupa e Botës. Ju jeni udhëheqësit botërorë. Ju e keni aftësinë të ndikoni në rrjedhën e historisë. Futbolli jep mundësi për paqe. Të paktën të krijohet mundësia e disa korridoreve humanitare ose çdo gjë që mund të çojë në rifillimin e dialogut si hapi i parë drejt paqes. Nuk jemi aq naivë sa të besojmë se futbolli mund ta zgjidhë. problemet e botës. Ne e dimë se fokusi ynë kryesor si organizatë sportive është dhe duhet të jetë sporti. Fakti që futbolli bashkon botën mund të jetë shkas për një gjest pozitiv.”, tha Infantino.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?