Graniti dhe Fifi

Fifi i sqaron të gjitha, ja çfarë raporti ka me Granitin pas daljes nga shtëpia e 'Big Brother Vip'

16 Janar 2022, 15:42| Përditesimi: 16 Janar 2022, 15:45

  • Share

Këngëtarja Fifi ka shuar të gjithë zërat se ka një raport më shumë se miqësor me Granitin pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’.

Fifi shprehet se është takuar disa herë më Granitin dhe flasin me njëri-tjetrin, por shton se ato që kanë ndodhur kanë pasur një arsye.

“E kam shumë shok, e kam shumë xhan dhe e kam takuar disa herë. Ato që ndodhën në shtëpi kanë pasur arsye, por i kam lënë pas. E kam parë çfarë kanë thënë njerëzit për mua dhe të, por nuk e kuptoj se pse është kaq problem që një vajzë të ketë qejf një djalë dhe ta tregojë”, - u shpreh Fifi.

Këngëtarja nga Kosova rrëfeu gjithashtu se është e lumtur që i është kthyer jetës së saj dhe tha se pas daljes nga shtëpia ndjeu shumë mbështetje nga fansat dhe familja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?