Receta

Fileto viçi me rukola dhe pomodorini nga zonja Vjollca

19 Maj 2021, 11:02| Përditesimi: 19 Maj 2021, 11:03

  • Share

Fileto viçi me rukola dhe pomodorini

Përbërësit:

350 gr fileto viçi

1 thelpi hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji miell

50 ml verë të vardhë

8-10 domate qershi

50 gr rukola

1 lugë gjelle uthull balsamike

pak parmixhano

Përgatitja:

Presim fileton e viçit në shirita ose në kubikë. Vendosim tiganin në 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 thelpi hudhër për të aromatizur vajin. Marinojmë mishin me kripë dhe piper të zi, e pudrosim lehtë me miell e shkundim miellin duke vendosur mishin në një kullesë e më pas e kaurdisim në vajin e aromatizuar. Largojmë hudhrën dhe shuajmë mishinn me verë, shtojmë domatet të prera në gjysma mund të spërkatim me pak verë përsëri.

Në një pjatancë shtojmë një bazë me rukola dhe mbi të vendosim  mishin me domate mund të shtoni nëse dëshironi 1 lugë gjelle uthull balsamike dhe disa feta të holla parmixhano dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?