Fillon koha e Albin Kurthit

6 Shkurt 2021, 20:04| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 20:05

  • Share

Një javë para ardhjes në pushtet, historia e Vetëvendosjes është dënuar me vdekje, pasi i prish punë pushtetit të ri. Është fshirë gjithë historia e saj politike, gjithë aksionet e saj guerrile, gjithë qëndrimet dhe deklaratat antiperëndimore, gjithë axhenda e saj anti- Kosovë.

Nuk duhet të vajtoni për ato që janë fshirë, pasi kanë qenë të gjithë marrëzira. Aty ka qenë e dokumentuar se ky Albin Kurti luftoi marrëveshjen e Rambujesë nga Prishtina, si kundërshtoi ardhjen e trupave ndërkombëtare, si u përlesh me UNMIK, si kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, si kundërshtoi EULEX apo bisedimet ndërkombëtare për Kosovën.

Të gjitha kanë qenë gjepura, për të relativizuar suksesin politik të Kosovës dhe për të ngritur profilin e tij politik.

Gjithkush që e ka sulmuar Albin Kurtin për ato që ka bërë, ka qenë në rregull. Biles dhe Vjosa Osmani e Donika Gërvalla në rregull kanë qenë që e kanë sulmuar si Hugo Chavez, pasi ashtu ka qenë. Tani nuk janë në rregull.  S’di pse Vjosa u nxitua që tha “kam qenë e manipuluar”, pasi ndërkohë Albini po i fshinte vetë marrëzitë e jetës së tij. Pra Albini kishte reflektuar ndërkohë që Vjosa kërkonte ndjesë. Ajo thjesht mund të thoshte që Albini ka qenë i manipuluar e tani po sillet normal.

Tani të dielën që vjen jeni më të qetë. Mos kini frikë nga gjithë marrëzite që ka bërë Albini. Ai i fshiu ato. I harroi. Nuk i duhen më. As kauza e bashkimit kombëtar nuk i hyn më në punë. Siç ka thënë Vjosa, i takon brezave që vijnë. Glauku mund të tërhiqet dhe nga kërkesa që Ambasada të mos jetë në Jerusalem, se nuk është se  e kishte seriozisht. Ja kanë kërkuar ca votues myslimanë, por pas zgjedhjeve e fshijmë dhe këtë deklaratë.

Pas kësaj, e vetmja pyetje është kush janë këta që po vijnë në pushtet?

E shkuara e tyre nuk ekziston më, se ata e mohuan vetë. Identiteti i tyre politik, është një amalgamë majtisto- enveriste, pastaj rugoviste, pastaj muslimano- erdoganiste, antisemite, e deri tek anti-amerikane.

Të gjithë së bashku kanë vënë në qendër Albin Kurtin, i cili ka aftësinë e duhur të mos ketë më turp nga asgjë që ka bërë, mjafton të marr pushtetin. Kanë  dhe Vjosën, paksa të hutuar nga droja, se mos e manipulojnë përsëri.

Të dielën që vjen në pushtet, vijnë të manipuluarit, të zhgënjyerit nga kasta e vjetër e pushtetit dhe të gënjyer nga spekulantët e rinj, vijnë ata që ranë në kurthin e një lëvizje që po manipulon prej 20 vitesh njerëzit në Kosovë.  Të ndjekin rrugën e tyre dhe një javë para pushtetit e të fshijnë gjurmët nga kanë ardh.

Tani mbaroi ëndrra e Albin Kurtit. Mu këtu e kishte misionin.  E diela që vjen është fillimi i kohës së Albin Kurthit.

Komento

Komente

  • Pejs: 06/02/2021 21:31

    Albin Kurti suxhuk Kosove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?