Ditën e sotme u zhvillua një takim mes Ministrave të Jashtëm të ekonomive më të më të mëdha të botës, vendeve anëtare të G20-ës.
Tema kryesore e takimit lidhej me situatën në Ukrainë .
Përfundimi i takimit ishte pa një marrëveshje konkrete, për shkak të qëndrimeve të ndryshme
Në takim, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ndodheshin në të njëjtë vend, për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Lavrov dhe Blinken nuk kanë treguar kurrfarë interesi për njëri-tjetrin dhe nuk kanë plane të takohen, sipas Associated Press.
Lavrov, u largua menjëherë nga salla pas fjalimit, si dhe u largua më herët edhe nga takimi.
Ministri rus tha se nuk ishin rusët ata që i ndërprenë të gjitha kontaktet, por SHBA-ja.
“Kjo është e tëra që mund të them. Ne nuk vrapojmë pas askujt që propozon takime. Në qoftë se nuk dëshirojnë të bisedojnë, është zgjedhja e tyre”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse.
Menjëherë pas kësaj, Blinken akuzoi drejtpërdrejt Moskën për bllokimin e miliona tonë drithë në portet ukrainase, duke shkaktuar kështu mungesa të ushqimit në pjesë të mëdha të botës, ka thënë një diplomat perëndimor që ishte i pranishëm në takim.
“Një mesazh për kolegët rusë. Ukraina nuk është vendi juaj. Gruri i saj nuk është gruri juaj. Pse po bllokoni portet? Do të duhej të të lejonit që gruri të dalë jashtë”, ka thënë Blinken.
Para se të largohej nga takimi, Lavrov doli dy herë nga salla, kur po fliste ministrja e Jashtme gjermane Annalena Bearbock dhe pak para fjalimit të ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Një nga qëllimet e takimit të sotëm ishte vendosja e bazave për samitin e G20, nismëtar i së cilit, në muajin nëntor, do të jetë Indonezia.
Rusia është anëtare e G20, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës në Ukrainë, por SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë njoftuar se do të bojkotojnë samitin në nëntor nëse ftohet presidenti rus Vladimir Putin.
Klimë e tensionuar në takimin e jashtëm të G20 në Bali, Indonezi. Krerët e diplomacisë së vendeve anëtare të Grupit nuk arritën asnjë marrëveshje, madje iu shmangën dhe fotos tradicionale në grup.
Kur u pyet pse nuk pati një foto, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u përgjigj:
"Unë nuk ftova askënd të pozonte për një foto me mua", tha Lavrov.
Kujtojmë se dje, Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 kishin braktisur darkën inauguruese për të mos u ulur në të njëjtën tryezë me Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u largua herët nga takimi në Bali i G20-s, i ekonomive të mëdha pasi u tha homologëve të tij se pushtimi rus i Ukrainës nuk është përgjegjës për një krizë globale ushqimore dhe se sanksionet e krijuara për të izoluar Rusinë përbënin një ‘shpallje lufte’, raporton The Guardian .
“Nëse Perëndimi dëshiron që Ukraina të mposht Rusinë në fushën e betejës, pa u përfshirë në asnjë formë hapjeje në bisedime, atëherë nuk ka asgjë për të folur”, tha kreu i diplomacisë ruse.
Europa do ta ul hunden se nuk ka ku te shkoje ekonomia po rrenohet pa gazin dhe lendet e para Ruse , thjesht do gjeje menyren qe mos te duket shume keq se e mbajne hunden perpjete
Përgjigju