Gjyqtari serb

Finalen e Champions e gjykon një serb, ja kush do vendosë drejtësi në Real-Liverpool

7 Maj 2018, 13:23| Përditesimi: 7 Maj 2018, 13:24

  • Share

Milorad Mazic do të drejtojë finalen e madhe të Champions League që do të zhvillohet më 26 maj në Kiev. Lajmin e ka bërë me dije Uefa që në faqen zyrtare ka zbuluar arbitrat për dy finalet e këtij edicioni.

Real Madrid por edhe Liverpool u kualifikuan në finale mes polemikave për shkak të vendimeve arbitrare dhe Uefa ka zgjedhur serbin Mazic për të shuar polemikat. Serbi Mazic 45- vjeç është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2009. Gjatë këtij edicioni ka arbitruar në 4 ndeshje në Champions League dhe dy në Europa League.

Po ashtu është përcaktuar edhe arbitri për finalen e Europa League mes Atletico Madrid dhe Marseille dhe ai është holandezi Bjorn Kuipers.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?