Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Financial Times: 800 milionë euro municione të eksportuara nga Serbia në vendet e treta që nga fillimi i luftës në Ukrainë

23 Qershor, 18:44| Përditesimi: 23 Qershor, 18:47

  • Share

Sipas vlerësimeve të publikuara nga "Financial Times" dhe të raportuara nga transmetuesi serb "N1", Serbia po rrit shitjen e municioneve në Perëndim për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Eksportet serbe të municioneve drejt vendeve të treta do të arrinin në fakt rreth 800 milionë euro që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Një shumë që presidenti Aleksandër Vuçiç e përcaktoi si "kryesisht të sakta", sipas «Financial Times». .

“Kjo është pjesë e rilindjes sonë ekonomike dhe është e rëndësishme për ne. Po, ne eksportojmë municionet tona.

Ne nuk mund të eksportojmë në Ukrainë apo Rusi, por kemi shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë e të tjerë. Çfarë bëjnë ata me të më pas është biznesi i tyre”, shpjegoi Vuçiç në një intervistë për gazetën britanike.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 23/06/2024 23:49

    Mund të arkëtoheshin nga ne ata dollarë por politika jonë sheh xhepin e vet!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?